Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Ekskluzive/ U mor peng nga ish-burri, rrëfehet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur! Më tha jo më shumë se 2 metra ose do të vetëvritej (VIDEO)


Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj ka rrëfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzin, për lirimin e ish të fejuarës, Rozalinda Plaka. “Kemi qenë në komunikime të vazhdueshme për disa orë me autorin deri në momentin që autori është bindur dhe ka kërkuar që unë pers

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj ka rrëfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzin, për lirimin e ish të fejuarës, Rozalinda Plaka. “Kemi qenë në komunikime të vazhdueshme për disa orë me autorin deri në momentin që autori është bindur dhe ka kërkuar që unë personalisht të afrohem në vendin ku ai ndodhej së bashku me pengun. Ka qenë zgjedhja e tij nga negociatat që janë bërë për rreth dy orë, nga momenti që autori është kontaktuar”, tha Koroveshaj. LEXO edhe...Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen e flakëve (VIDEO) Koroveshaj tregon se ka qenë zgjedhja e autorit që pranë automjetit të afrohej pikërisht shefi i stacionit policor duke iu përgjigjur kërkesave të tij, të mos jetë i armatosur. “Unë jam afruar në vendin ku ai ndodhej dhe përsëri ka refuzuar ta lëshonte vajzën sepse e shikonte si garanci që mos t’i ndodhte gjë. Në ato momente më ka kërkuar që të afrohem i paarmatosur dhe i vetëm. E kam zbatuar kërkesën e autorit. Në momentin që i jam afruar, ka kërkuar sërish të më shikonte nëse jam i armatosur. E kam zbatuar kërkesën e tij, duhet të bënim çdo gjë që ai të mos agravohej apo acarohej më tepër sepse qëllimi ishte shpëtimi i jetës së tij dhe pengut”, thotë polici. Ai thotë se distanca më e afërt që i është afruar automjetit është 2 metra dhe se e gjithë situata është monitoruar nga forcat RENEA teksa ka theksuar se çdo sekondë ishte vendimtare. “Në momentin që jam afruar më ka thënë mos bëj më asnjë lëvizje të afrohesh se do të vras veten. Jam tërhequr, kam bërë negociatat derisa është bërë e mundur që autori të lironte pengun. Ishte një moment i rrezikshëm, në ato momente mendon si të shpëtoosh një jetë njeriu, çdo sekondë është vendimtare. Veprimet duheshin kryer sa më shpejt pasi gjendja e rënduar që ndodhej autori mund të agravonte dhe të rëndonte situatën. Kemi menduar për shpëtimin e jetës së vajzës”, rrëfen Korveshaj. Sipas tij vajza ka qenë jo vetëm e traumatizuar, por edhe me lëndime fizike ndaj nuk mund të ecte, çka ka bërë që t’i vijë në ndihmë duke e marrë në krahë. “Vajza ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe fizike, kishte dëmtime në pjesën e trupit që ishin shkaktuar nga autori në momentin që e ka marrë me forcë nga banesa. Kishte shumë dëmtime fizike që e bënin të pamundur të ecte. Në ato momente që ka dalë nga automjeti, duhet të largohej sa më shpejt nga zona e rrezikut. Jam rikthyer te autori për të vazhduar negociatat që të lironte armën dhe mos të vazhdonte më me situatën”, tha shefi i komisariatit. Për shefin e stacionit policor ky ka qenë momenti më i vështirë i karrierës së tij 12-vjeçare. P.J/SI.E./ReportTv.al Fier Roskovec Mariglen Korroveshaj Rozalinda Plaku nertil buzi Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.8% Jo 30.1% Nuk e di 7.1% Vota total: 4848 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?