Report Tv ka siguruar pamje nga pasojat e shkaktuara nga shpërthimi me tritol gjatë natës në banesën e Ylli Zallës në fshatin Zall në Fushë-Krujë. Nga pamjet duket se sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme, pasi rreth gjysma e banesës ka dalë jashtë përdorimit. Ndërkohë pranë banesës është shfaqur edhe vetë Ylli Zalla, i cili ndodhet në kërkim për atentatin në Rinas. LEXO EDHE:Qiratë ditore, Vlora dhe Durrësi ‘në garë’ me Tiranën për fitimet Përmes një videoje, Zalla mohon se tritolin e ka vendosur vetë për të marrë azil politik, teksa akuzon Policinë dhe bandat e krimit të organizuar se po përpiqen ta vrasin. “Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, thotë mes të tjerash Zalla. Ylli Zalla është shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi është i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit. Më pas, në 20 shkurt të këtij viti, atij iu gjet edhe një arsenal armësh, me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale. Lajmi kryesor: Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil R.Xh/Shqiptarja.com TAG: atentati ne rinas shperthim me tritol ylli zalla fushe kruje Durres krujë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.8 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 25.2% Social media 16.4% Vota total: 1863 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
