Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

EKSKLUZIVE! “Ti merru me qeverinë”, Ahmetaj zbardh bisedat e Ron Yeffet: Procesin duhet ta bëjmë në mënyrë të heshtur! Mediat dhe lajmet… (VIDEO)


Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon, ka zbuluar eksluzivisht një bisedë mes biznesmenit Ron Yeffet dhe dy personave të tjerë, ku flitet për një strukturë të lidhur me qeverinë shqiptare dhe një proces ristrukturimi në SHBA. Mësohet se mes tre personave në përgjim, sipas asaj që deklaron Ahmetaj, biseda zhvillohet për shoqërinë shtetërore të armëve, Kayo e cila sipas ish-zv/kryeministrit trafikon armë.

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon, ka zbuluar eksluzivisht një bisedë mes biznesmenit Ron Yeffet dhe dy personave të tjerë, ku flitet për një strukturë të lidhur me qeverinë shqiptare dhe një proces ristrukturimi në SHBA. Mësohet se mes tre personave në përgjim, sipas asaj që deklaron Ahmetaj, biseda zhvillohet për shoqërinë shtetërore të armëve, Kayo e cila sipas ish-zv/kryeministrit trafikon armë. Në këtë bisedë, Yeffet thekson nevojën për të ruajtur diskrecionin gjatë këtij procesi, duke paralajmëruar se mund të ketë vëmendje dhe zhurmë të madhe mediatike. Ai shprehet se, pavarësisht raportimeve në media, procesi duhet të vijojë dhe të realizohet në mënyrë të kujdesshme. Në vijim, biznesmeni i drejtohet personave me të cilët po zhvillon bisedën, duke theksuar rolin që, sipas tij, do të kishte qeveria shqiptare dhe duke kërkuar që ata të fokusoheshin te “problemet e tyre”. Ron Yefet: Qeveria shqiptare jeni ju, ndërsa Gregori do të bëjë ristrukturim në USA, por qeveria jeni ju. Kjo është struktura dhe strukturën Gregori mund ta bëjë por lidhja me qeverinë dhe çdo gjë tjetër do të jeni ju. Duhet të jemi të heshtur dhe duhet ta bëjmë këtë në mënyrë shumë të butë. Do të ketë shumë zhurmë në media ndërsa ne e bëjmë këtë, do të ketë shumë lajmë por procesi do të bëhet. Unë vërtetë preferoj që ju të merreni me problemet tuaja. Sipas pretendimeve të Ahmetajt, një pjesë e skemës lidhet me atë që ai e quan “modeli KAYO”. Ai pretendon se shteti krijon kompani publike si “mburojë” dhe më pas kalon pasuri ose kryen shërbime pa tender përmes partneriteteve me kompani private të lidhura me Ron Yeffet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Arben Ahmetaj