Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Sa milionë euro kanë marrë nga shqiptarët inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë?
PolitikëCNA

EKSKLUZIVE/ Sa milionë euro kanë marrë nga shqiptarët inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë?

Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...

Foto ilustruese Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe më kriminalet në vend. Së fundmi, po raportohet në portale se Mirel Mërtiri, njeriu kryesor i kësaj afere, i cili ka qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Klodian Zotos, ka përgatitur një dokumentar, një tip seriali Netflix me regjisorin dhe producentin Frederik Fussel, që do të transmetohet në një televizion austriak.

Në fakt, Mirel Mërtiri është kujtuar vonë dhe tashmë ai ka reaguar, sepse ka humbur të gjitha gjyqet në Austri, në të gjitha nivelet e gjykatave dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

Pra, përtej rrëfimit të tij, kemi edhe një skemë të qartë që ka qëllim mosekstradimin. Pse po flet Mirel Mërtiri i inceneratorëve? 29 Shtator, 10:15 Mirel Mërtiri ka folur në momentin kur ka dashur ai, pasi e ka parë se nuk ka mundur të qëndrojë dot në Austri dhe gjykatat austriake e kanë hedhur poshtë dhe i kanë thënë: "Shko në Shqipëri, përgjigju akuzave që ke".

Ai ka reaguar tashmë me një dokumentar, përfshihet një USB, nuk dihet nëse ka dokumente, e-maile, fakte dhe prova që implikojnë zyrtarë të lartë, por thuhet vetëm një USB dhe abuzohet me emrat e njerëzve që ai ka përmendur. Skandal i ri në Shqipëri?/ Regjisori austriak me USB "bombë", politikanë dhe skema korrupsioni 23 Shtator, 15:34 Mirel Mërtiri njihet si një mik i ngushtë i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, ky i fundit ka pasur një strategji krejt tjetër, që në momentet e para ka akuzuar SPAK-un, ka akuzuar kryeministrin, kurse Mirel Mërtiri zgjodhi të qëndronte në heshtje, megjithëse mund të ishte “çelësi i artë” i aferës së inceneratorëve.

Mërtiri zgjodhi të heshtë dhe ka humbur gjyqet në të gjitha nivelet e gjykatave, duke u pritur të ekstradohet në Shqipëri bashkë me nënën e fëmijëve të tij, shtetasen Stela Gugallja.

Afera e inceneratorëve fillon me Elbasanin ku u shfaq për herë të parë Stela Gugallja, ndërsa Mërtiri fshihej pas menaxhimit të disa kompanive të tjera në atë kohë.

Por hallka kryesore që i lidhte të gjitha ishte Mirel Mërtiri, i cili tek investimi në landfillin e Elbasanit vendosi bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja. Si gënjeu Mirel Mërtiri për inceneratorin e Elbasanit dhe një provë e re për SPAK-un

19 Dhjetor, 11:41 Në Fier, shfaqet kompania “ITS” e Klodian Zotos, e cila është edhe bashkëndërtuese në Elbasan. “Mafia e plehrave”/ Si mashtronte Klodian Zoto me inceneratorin e Fierit

20 Dhjetor, 11:22 Në Tiranë shfaqet kompania “Integrated Energy” apo “Geogenics” në Holandë, që në hije menaxhohet nga Mirel Mërtiri, por në dokumente shfaqet sa në emër të Klodian Zotos, aq edhe të italianit Giussepe Caffiaglione, një tjetër person ky, i cili ka folur për drejtësinë shqiptare. Dokumenti – E vërteta e madhe për inceneratorët/ Skema e kompanisë, “shitja me kusht” dhe mungesa e financimit

29 Prill, 14:11 Elbasan-Fier, miliona euro për Mërtirin, Zoton dhe Gugallen

Sipas të dhënave zyrtare, investimi në inceneratorin e Elbasanit që nuk funksionon, por është marrë në dorëzim nga qeveria, ku funksionon vetëm landfilli, ka kushtuar rreth 25 milionë euro.

Pra, 25 milionë euro për një incenerator që nuk punon.

Shpesh unë e kam quajtur një “kazan me naftë”, sepse kishte disa pajisje të ndryshme dhe kërkonte një konsum të lartë nafte përgjatë një viti, me një kosto shumë kolosale për djegien e mbetjeve. (LEXO KETU)

Mbi një milion euro me çmimin e naftës së kohës, sot mund të kushtojë funksionimi i inceneratorit të Elbasanit më shumë se 2 milionë euro në vit vetëm kosto karburanti. Dalin fakte dhe dokumente të reja/ Përllogaritjet, kostoja reale e inceneratorit të Elbasanit

25 Shtator, 15:52 Sot në Elbasan, inceneratori nuk funksionon dhe ne kemi vetëm një landfill. Kujtojmë këtu dhe faktin që dy herë ka rënë zjarri dhe tymin e ka parë e gjithë Shqipëria. Foto/ Zjarr pranë inceneratorit të Elbasanit 1 Korrik, 20:44 Në Fier kemi një investim që ka shkuar 35 milionë euro, dhe i cili nuk ka përfunduar. Pra, kemi një incenerator që nuk është vënë në funksion për shkak të faktit se një pjesë pajisjesh me vlerë rreth 3 milionë euro janë bllokuar në doganë, ato nuk janë montuar dhe për këtë arsye inceneratori nuk është vënë kurrë në punë. Inceneratori i Fierit, afera që nuk përfn 31 Dhjetor, 14:34 Në Fier kemi një landfill me një “Sh.a”. të krijuar si në Elbasan, ku bashkitë detyrohen të çojnë mbetjet dhe të paguajnë një tarifë të caktuar. Inceneratori i Fierit detyron bashkitë që të paguajnë 12 euro/ton për mbetjet 8 Qershor, 12:09 Në Elbasan hetimi u përfundua, ka persona të dënuar. Në Fier hetimi është përfunduar dhe ka persona të dënuar, shumë prej tyre, në disa raste edhe të shmangur apo të shpëtuar, me apo pa qëllim nga prokurorët, ky është një diskutim tjetër.

Në përfundim kemi të bëjmë me një shumë rreth 60 milionë euro për dy inceneratorë në Elbasan dhe në Fier, të paguara nga qeveria shqiptare, njëri që nuk punon dhe tjetri që nuk ka përfunduar. 500 milionë dollarë për inceneratorë që nuk punojnë apo nuk ekzistojnë

17 Prill, 14:52 Tirana qindra milionë euro për aferë

Në vitin 2017, qeveria shqiptare më 31 gusht të atij viti, Lefter Koka, ministër i Mjedisit, firmosi landfillin e Tiranës.

30 vjet koncesion qeveria do të paguante 10 milionë euro në vit, kompania do të ndërtonte inceneratorin, kostoja deklarohej 29 euro/ton, për mbetje, por skemës iu shtuan dherat dhe çështje të tjera që shtuan të ardhurat me 2.5 deri në tri herë në vit me qëllimin për të shkuar në 30 milionë euro të ardhura në vit me një xhiro të pritshme 900 milionë euro plus në 30 vite. Pse e paguan qeveria veten 29 euro/ton për landfillin e Tiranës

30 Gusht, 14:34 Nga viti 2017 deri në verën e vitit të ardhshëm, bëhet një dekadë e plotë, 10 vjet, që në Tiranë janë paguar vetëm nga taksat e qytetarëve për nëntë vite 90 milionë euro, nga transferta e pakushtëzuar e qeverisë shqiptare.

Këtu duhet të shtojmë edhe 3 milionë euro të tjera nga bashkitë e Qarkut Durrës dhe vlera shkon mbi 105 milionë euro të ardhura në 9 vite nga të cilat 6 të administruara nga kompania.

Shifrat janë kokëforta.

Qeveria shqiptare ka bërë kontratën 10 milionë euro në vit për kompaninë që paguan për mbetjet, për kompaninë që do të menaxhojë landfillin dhe do të ndërtojë inceneratorin. Inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë/ Ja sa janë shumat e paguara nga qeveria në 10 vite 5 Tetor, 10:31 Më vonë, pas tri vitesh, këtyre 10 milionë eurove iu shtuan edhe gati 3 milionë euro në vit nga bashkitë e Qarkut të Durrësit. Pra, përveç Qarkut të Tiranës, edhe 3 milionë euro në vit nga bashkia e Qarkut të Durrësit.

Deri në vitin 2023, kompania ka qenë “Integrated Energy BV SPV” e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, pra të koncesionarit, në katër vitet e fundit deklaronte në QKB të ardhura rreth 25 milionë euro në vit. Faktet/ Kompania e inceneratorit të Tiranës fitoi 20 milionë dollarë në 5 vite 5 Prill, 12:46 Pra, përveç shumës 10-12 milionë euro, të ardhurat që vinin direkt nga qeveria shqiptare dhe bashkitë e Qarqeve Tiranë dhe Durrës, janë edhe dhjetëra miliona euro të tjera të ardhura nga administrimi i landfillit të Tiranës, kryesisht nga çështja e dherave dhe hedhja e mbetjeve të tjera. 60 milionë euro për depozitimin e dherave në landfillin e Tiranës/ Gazetari zbulon shkeljet

21 Dhjetor, 23:10 Kemi të bëjmë me një deklarim që ka qenë rreth 25 milionë euro në vit, dyfishi i shumës së të ardhurave që kompania koncesionare kishte nga kontrata me qeverinë shqiptare.

Në qoftë se do të vazhdonim me atë trend për nëntë vite, ne do të kishim një shumë rreth 230 milionë euro në 9 vite të ardhura nga të cilat rreth 100 apo 110 milionë euro vinin nga të ardhurat e buxhetit të shtetit, nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara dhe të ardhurat që vinin nga bashkitë e Qarqeve Tiranë dhe Durrës, dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e tjera të administrimit të landfillit, kryesisht nga dherat apo shitja dhe aktiviteti i vazhdueshëm që kishte landfilli. SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania e landfillit

22 Prill, 12:30 Kompania koncesionare e landfillit të Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare rreth 110 milionë euro dhe ne kemi në Sharrë një mal me plehra. Asgjë më shumë se kaq.

Tirana mbrohet nga Zoti, sepse përveçse një katastrofe mjedisore që e ka në krah të saj, ndodhet përballë një rreziku të madh dhe të frikshëm. Landfilli në prag katastrofe/ Qindra mijëra euro pagesa për inceneratorin fantazmë

14 Shtator, 10:28 Janë paguar rreth 110 milionë euro në 9 vite vetëm nga qeveria shqiptare, siç e theksuam, për malin me plehra që po mbulon Tiranën. Ku shkuan 110 milionë euro të inceneratorit të Tiranës?

14 Shtator, 10:33 Video - 110 milionë euro për male me plehra/ Pas 6 vitesh në Tiranë s’ka incenerator

21 Tetor, 15:09 Dhjetëra miliona euro nga dherat dhe aktivitete të tjera

Janë dhe ndoshta më shumë sesa 50 milionë euro të tjera si të ardhura nga aktivitetet e tjera në këto vite, sepse të ardhurat e dyta apo të treta në landfillin e Tiranës menjëherë në vitin 2023 pas sekuestrimit nga SPAK-u ranë, në qoftë se kishim rreth 12 milionë euro të ardhura të tjera që vinin nga dherat dhe aktivitetet e tjera, këto thuajse kanë shkuar në nivelet minimale.

Sepse dherat në Tiranë tashmë po hidhen kudo ku munden, nuk po menaxhohen më dhe nuk po administrohet më pjesa e tyre, të cilat në çfarëdolloj sektori që të dalin duhet të shkojnë në landfill.

Kjo ka një përgjigje tjetër. Menjëherë pas kapjes nga SPAK-u, hajdutëria që bëhej atje brenda me dherat dhe kontrollet e forta nga Bashkia Tiranë u zhdukën. Sot Tirana ka një shifër, që është thuajse e frikshme, e mbetjeve që hidhen rrugëve apo lumenjve. Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku përfshihet Ermal Kapllanaj, Taulant Tusha, Evisjon Sulku e CO

21 Prill, 20:40 Mbi 110 milionë euro të ardhura në 9 vite vetëm nga qeveria dhe bashkitë pa të ardhurat e tjera që shkojnë deri 60 milionë euro, duke mos u shkuar te shifra rreth 225 milionë euro apo 230 milionë euro siç ishte targeti, janë shifrat që tregojnë një krim të pastër.

Për këdo që ka paqartësi, prej tri vitesh landfilli është nën sekuestron e SPAK-ut dhe administrimin e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara, shifrat e të ardhurave nga dherat dhe aktivitetet e tjera janë shumë të ulëta. CNA e paralajmëroi/ Sekuestrohet inceneratori i Tiranës 1 Gusht, 12:15 E vërteta është që janë mbi 160 milionë euro të ardhura në landfillin e Tiranës, ku do të ndërtohej një incenerator që nuk ekziston dhe rreth 60 milionë euro të tjera të shtetit shqiptar për inceneratorin e Elbasanit që nuk punon dhe atë të Fierit që nuk ekziston.

Shifra e vërtetë është kjo: qeveria ka paguar 110 milionë euro për Tiranën dhe Durrësin, dhe 60 milionë euro për Bashkinë e Elbasanit dhe Fierit, për inceneratorë që nuk punojnë, që nuk janë përfunduar dhe që nuk ekzistojnë. Si janë vjedhur paratë e shqiptarëve/ Miliarda për inceneratorë që nuk ekzistojnë

21 Gusht, 11:16 Ndërsa mbi 50 milionë euro të tjera janë të ardhura që landfilli i Tiranës i ka gjeneruar nga shërbimet sekondare apo të treta.

E vërteta është që sipas shifrave, me një matematikë të thjeshtë, sot kemi të bëjmë me 210 milionë euro të mbledhura nga kompanitë e njerëzve të inceneratorëve, nga Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto ata siguruan qindra milionë euro të ardhura që i jepte dhe garantonte qeveria shqiptare (deri 30 vite), për bashkitë e Qarqeve Tiranë dhe Durrës, si dhe të ardhurat që kompania e landfillit të Tiranës kishte nga shërbimet e tjera.

Rreth 130 milionë euro shkonin këto të ardhura në landfillin e Tiranës (deri ditën e administrimit prej tyre), rreth 60 milionë euro janë marrë nga investimi në Elbasan dhe në Fier, pra kemi të bëjmë me një shifër rreth 180-190 milionë eurosh të administruara prej tyre nga viti 2015 deri në vitin 2023 në të gjitha projektet. Afera e inceneratorëve përtej korrupsionit

14 Dhjetor, 16:28 Ndërkohë që shuma totale e marrë nga kompanitë është edhe më e madhe në tri vitet e fundit, por në këto tri vite të ardhurat nuk administroheshin më nga kompania koncesionare, por nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara, e cila e bën edhe menaxhimin e tyre pas sekuestros që ka vendosur SPAK-u.

Këto janë shifrat zyrtare dhe të dhënat që janë për çështjen e inceneratorëve, ku së fundmi pritet me shumë interes edhe dalja e Mirel Mërtirit, njëri prej “trurit” të organizatorëve të kësaj afere, që pritet të flasë dhe të denoncojë zyrtarët shqiptarë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.