Nuk ka dilema. Partia Demokratike nuk ka në plan të bojkotojë Kuvendin me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, flet ekskluzivisht për Report Tv një ditë para nisjes së sesionit të ri, ndërsa thotë se përballja do të jetë strategjia e opozitës me rifillimin e Parlamentit. “Gjithmonë raporti i PD-së me Parlamentin ka qenë i kushtëzuar, ka qenë i kushtëzuar nga mbrojtja e interesit publik. Siç kemi vepruar dhe e kemi thënë edhe sesionin tjetër, që në nisje të kësaj legjislature, Partia Demokratike nuk e bojkoton Parlamentin, por do të jemi aty për t'u përballur me mazhorancën, për interesin e qytetarëve dhe për të shtyrë përpara axhendën e tyre”, thotë Gazment Bardhi për Report Tv. LEXO edhe...Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi ynë i qartë, të zbatohet! Morëm pagat e vjetra vetëm prej buxhetit Në krye të axhendës, Bardhi thotë se do të jetë reforma territoriale, duke përsëritur se PD nuk e jep votën e saj pro propozimit socialist që zvogëlon numrin e bashkive. “Nuk kemi votë për projektligjin që ka propozuar mazhoranca. Është depozituar në kundërshtim me ligjin, ky proces konsultimi është duke u kryer në këto momente si fasadë, duhet të rikthehemi te nevoja për reformë reale territoriale, ne kemi një projekt që gjykojmë që është më i miri, do nisim konsultimet me qytetarët dhe në përfundim do të kemi edhe zyrtarizim të iniciativës sonë. Kërkesat e legjislacionit europian kërkojnë që zëri i komunitetit të dëgjohet. Mendimi i popullatës të jetë përcaktues. Pres reflektim, deputetët që duhet të jenë zëdhënës të qytetarëve”, tha Bardhi. Votë kundër kreu i Grupit Parlamentar paralajmëron edhe mbi propozimin socialist për të zgjidhur çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë, çështje që, sipas tij, ka futur në kolaps shtetin e së drejtës. “Ne sot kemi një sistem gjyqësor që nuk merr dot pagat. Qeveria ka refuzuar jo thjesht të zbatojë vendimin e GJK-së, por edhe sugjerimin e Kuvendit. Edhe veprimi i KLGJ-së e KLP-së ngre pikëpyetje, por përgjegjësia është e qeverisë dhe Kuvendit. Propozimi i sjellë nga disa kolegë të PS-së gjithashtu nuk i jep zgjidhje kësaj çështjeje, në pikëpamjen tonë edhe ky projektligj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Paralajmëroni votë kundër? Padiskutim, sepse në analizën e ekspertëve tanë, nuk përmbush kriteret e vendimeve të GJK-së”, thekson Bardhi. Gazment Bardhi u kërkon socialistëve të respektojnë Gjykatën Kushtetuese edhe për vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit. Ai kërkon që zgjidhje t'i jepet edhe çështjes “Balluku” e, duke shpresuar që SPAK në këtë sesion të ri t'i drejtohet sërish Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i kërkon mazhorancës të reflektojë e të mos bëhet më pengesë e drejtësisë në hetimin ndaj të korruptuarve. Ora 15:11 Ngërçi për pagat e gjyqësorit, Bardhi: Votë kundër propozimit të PS! Nuk jep zgjidhje kushtetuese Pagat e gjyqësorit pritet të jenë një patate e nxehtë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, pasi opozita bën përgjegjëse qeverinë për ngërçin. Gazment Bardhi thotë se është përgjegjësi e qeverisë dhe Kuvendit situata me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, teksa edhe nisma e deputetëve socialistë, sipas tij, nuk jep zgjidhje kushtetuese, ndaj paralajmëron votën kundër të grupit të PD-së.“Ne sot kemi një sistem gjyqësor që nuk merr dot pagat. Dhe kjo nuk është përgjegjësi e sistemit gjyqësor, dhe kjo nuk është përgjegjësi e tyre, është përgjegjësi e qeverisë dhe Kuvendit që nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Është e paimagjinueshme në një vend që aspiron BE-në të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çështja është trajtuar në Kuvend në prill të 2026-s, Këshilli i Legjislacionit e ka konsideruar të qartë vendimin e GJK-së dhe, meqë ka efekt financiar, qeveria duhet të sillte ndryshimet. Qeveria ka refuzuar jo thjesht të zbatojë vendimin e GJK-së, por edhe sugjerimin e Kuvendit. Edhe veprimi i KLGJ-së e KLP-së ngre pikëpyetje, por përgjegjësia është e qeverisë dhe Kuvendit. Propozimi i sjellë nga disa kolegë të PS-së gjithashtu nuk i jep zgjidhje kësaj çështjeje, në pikëpamjen tonë edhe ky projektligj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Paralajmëroni votë kundër? Padiskutim, sepse në analizën e ekspertëve tanë, nuk përmbush kriteret e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi për Report Tv. Share Ora 15:08 Imuniteti i Ballukut/ Bardhi: Shumica të reflektojë, jo bunker i zyrtarëve të korruptuar! Shqipëria të ndjekë shembullin e Malit të Zi Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, komenton edhe çështjen e Ballukut, imuniteti i së cilës u mbrojt nga deputetët e mazhorancës në muajin mars.Me shpresën se SPAK do të dërgojë një tjetër kërkesë për arrestimin e saj, Bardhi i kërkon mazhorancës të reflektojë dhe Shqipërisë të ndjekë shembullin e Malit të Zi në nismën për heqjen me ligj të mburojës së imunitetit për zyrtarët e lartë.“Është e paimagjinueshme që Parlamenti të shërbejë si bunker i zyrtarëve të lartë të korruptuar që hetohen. Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit. Pres që SPAK të zbatojë ligjin, të veprojë në përputhje me Kushtetutën e ligjin dhe shumica në vend të reflektojë. Parlamenti i një vendi fqinj, Malit të Zi, shfuqizoi dispozitat për heqjen e imunitetit të kryeministrit dhe ministrave, ndërkohë që shumica këtu e ka kthyer në bunker ku strehohen ata që hetohen nga SPAK”, thotë Bardhi. Share SI.E./ReportTv.al PD gazment bardhi pagat e drejtesise SPAK heton Ballukun belinda balluku Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.6% Magjistratëve 13.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 548 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
