Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 08:30 për prezantimin e pr.ligjit për buxhetin 2027 nga Petrit Malaj. Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht debatet e forta në grupin e punës së konferencës. Kundërshtimet kanë ardhur nga deputetët e PD që i kërkojnë Kuvendit të zbatojë rregulloren që parashikon njoftimin 48 orë para. Gjithashtu ata thonë se buxheti duhet të ishte dorëzuar që më datë 20 tetor dhe të prezantohej kalendari, gjë që përbën shkelje nga ana e qeverisë. LEXO edhe...Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama Buxheti për vitin 2027 do të jetë rreth 10.2 miliardë euro. Ministria e Shëndetësisë merr pjesën më të madhe të ‘tortës’ me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Pason e Mbrojtjes me 76.5 miliardë lekë, ndërsa 279.7 miliardë lekë do të shkojnë për mbrojtjen sociale. Gazment Bardhi: Kjo mbledhje e thirrur në orën 5 tani për nesër në mëngjes është jo vetëm në shkelje të nenit 12, pika 3, e Rregullores, por edhe një fyerje e rëndë ndaj deputetëve anëtarë të Konferencës së Kryetarëve. Ne nuk jemi vartës të Niko Peleshit që na thërret kur t’i teket. Kuvendi ka një Rregullore dhe Kryetari i Kuvendit duhet të zbatojë Rregulloren dhe të mos fyejë deputetët. Aq më tepër për një çështje të tillë të rëndësishme. Tallje të tilla janë të papranueshme! Jorida Tabaku: Përshëndetje, sipas Kalendarit të Buxhetit të përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike, Buxheti duhet të ishte dorëzuar nga qeveria më datë 20 dhe një kalendar i shtrirë në kohë, me transparencë, me konsultime, duhet të ishte prezantuar! Shkeljen e ligjit nga ana e qeverisë nuk mund ta mbulojë thirrja me shpejtësi e Konferencës së Kryetarëve! Ditën e djeshme ka kaluar ligji kuadër i BSH-së brenda ditës në komisione, njëjtë, pa konsultime, pa transparencë dhe pa asnjë proces të hapur! Ina Zhupa: Përshëndetje, mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së mund t’i thërrisni në këtë mënyrë. Ndërsa se si mblidhet Konferenca e Kryetarëve e ka përcaktuar Rregullorja, jo më herët se 48 orë nga çasti i njoftimit. Buxheti i vitit 2027 nuk është një ngjarje e papritur, as një urgjencë që ju kap të papërgatitur. Ndaj të tilla vendimmarrje që shkelin Rregulloren dhe ofendojnë çdo pjesëmarrës të konferencës që ka integritet nuk mund të gjejnë mbështetjen tonë. Agron Gjekmarkaj: Edhe këshilltarët e grupit të PS-së nuk lajmërohen sonte për nesër në mëngjes, jo më deputetët e Kuvendit të Republikës, kur Rregullorja e thotë qartë: 48 orë përpara! Natyrisht, në kushtet e shtetit policor që po ndërtoni, koncepte të tilla si Rregullorja, opozita, demokracia janë palo nuanca! Sikur ju kanë paguar dhe ju 2500 euro shtesë si policët që rrahin studentët! P.J/ReportTv.al konferenca e kryetareve buxheti 2027 Petrit Malaj gazment bardhi Jorida Tabaku Ina Zhupa agron gjekmarkaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.5% Nuk e di 3% Vota total: 4501 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

