TIRANË- Më 26 gusht KLGJ dhe dy ditë më pas KLP e përcaktuan vetë pagën referencë të gjyqtarëve e prokurorëve, me një rritje të konsiderueshme, me argumentin se Kuvendi nuk kishte miratuar një formulë të re brenda 31 korrikut, edhe pse ishte i detyruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetueses. Edhe pse ndenji e heshtur dhe nuk i komentoi këto vendime, qeveria ka vepruar vetëm pak ditë më pas. Ministria e Financave ka bllokuar çdo transaksion nga thesari i shtetit për pagat e muajit gusht për pjesën dërrmuese të institucioneve të drejtësisë. Listpagesat nuk janë miratuar në thesar, jo vetëm për magjistratët por edhe për punonjësit e tjerë. Pra, nga kryetarët e gjykatave dhe prokurorive e deri të sanitarët apo rojet nuk janë paguar. LEXO edhe...Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave në GJKKO, Ferdinand Ndoja në Report TV: Rregullorja e re bie ndesh me ligjin, i jemi drejtuar KLGJ-së dhe ministrisë Lajmi i dhënë fillimisht ekskluzivisht në Report Tv u konfirmua edhe nga një reagim i përbashkët i tre shoqatave të magjistratëve: Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe ajo Prokurorëve. Magjistratët thonë se pagat kaluan fillimisht vetëm për 2 prokurori në vend dhe më pas u bllokuan në thesar për të gjitha institucionet e tjera. Gjyqtarët dhe prokurorët e shohin si të papranueshëm këtë veprim të ekzekutivit, pasi një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk po zbatohet. "Çdo vonesë apo pengim në ekzekutimin e pagesave të miratuara dhe të urdhëruara sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese krijon një situatë që prek drejtpërdrejt funksionimin normal të sistemit të drejtësisë, sigurinë financiare të magjistratëve dhe efektivitetin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, ajo prek respektimin e themeleve të rendit kushtetues", thuhet në deklaratë. Megjithatë pavarësisht argumentit të KLGJ e KLP se zbatuan një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Report Tv mësoi se vetë Kushtetuesja është paguar, për shkak se ka depozituar listëpagesat me shumën e vjetër, pra pa rritjen e llogaritur. Dy institucioneve të vetme që u kanë kaluar pagat me rritje janë prokuroritë e Dibrës dhe Kukësit, të cilat i kishin çuar më herët listëpagesat dhe u janë miratuar nga drejtoritë e thesarit në rrethet përkatëse. Pa rroga kanë mbetur të gjitha gjykatat e prokuroritë e tjera, por edhe vetë institucionet qeverisëse të sistemit, KLGJ dhe KLP. Bllokimi nga qeveria vjen pasi dy KLP e KLGJ vendosën të rrisin pagën referuese të magjistratëve me 65.600 lekë shtuar dhe 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit. KLGJ e më pas KLP vendosën që, duke nisur nga 1 gushti, paga e çdo gjyqtari të llogaritet mbi një pagë referuese prej 222 mijë lekësh, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus shtesën 14 mijë lekë për diplomën. Realisht ky ndryshim i rrit ndjeshëm pagat e magjistratëve, që shkojnë deri në mbi 3000 euro më shumë për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme, për shkak të formulave të përcaktuara në ligj. Ora 18:59 Qeveria bllokoi në Thesar pagat e magjistratëve, kreu i Gjykatës së Lartë letër Ministrisë së Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore të gjyqtarëve Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kërkon zgjidhje menjëherë të situatës së krijuar pas bllokimit të pagave të sistemit të drejtësisë.Përmes një letre drejtuar ministrit të Financave, Malaj, Sadushi argumenton se ky bllokim cenon drejtpërdrejt garancinë kushtetuese të paprekshmërisë së pagës së gjyqtarit dhe pavarësinë institucionale të pushtetit gjyqësor.Ai thekson se mosveprimi i Kuvendit apo mungesa e planifikimit buxhetor nuk mund të shërbejnë si bazë apo pretekst për pezullimin administrativ të trajtimit financiar të gjyqtarëve.Sadushi kërkon urgjent dhënien e pagave sipas vendimit të KLGJ, e cila sipas tij ka zbatuar vetëm Kushtetutën. Kreu i Gjykatës së Lartë thotë se vendimi i KLGJ nuk ishte përcaktim autonom i pagës por detyrim që erdhi si pasojë e boshllëkut ligjor.kliko ketu per te lexuar dokumentin e plote Share Ora 16:16 Qeveria bllokoi në Thesar pagat e magjistratëve/ Shoqatat: E papranueshme, Ministria e Financave të ndërhyjë! Vetëm 2 prokurori i morën me rritjen e re Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve e cilësojnë të papranueshëm bllokimin e pagave nga Thesari i Shtetit, pasi qeveria u vu në lëvizje për të bllokuar pagat e magjistratëve me rritjen që bëri vetë KLGJ dhe KLP. Në deklaratë i kërkohet Ministrisë së Financave ndërhyrje e menjëhershme për ekzekutimin e pagave.Sipas shoqatave, pagat janë përllogaritur sipas formulës së re, por Thesari nuk po i ekzekuton për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë. Përjashtim bëjnë vetëm dy zyra prokurorie në vend, ku sipas shoqatave pagat e magjistratëve janë ekzekutuar tashmë me përllogaritjen e re.Reagim i Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së ProkurorëveUnioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve, në vijim të qëndrimeve të përbashkëta lidhur me zbatimin e vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, shprehin shqetësimin e thellë për situatën e paprecedentë të krijuar aktualisht, ku sipas të dhënave, pagat e magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë, si dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë nuk po ekzekutohen.Siç është njoftuar më parë, pas mbarimit të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve duhet të kryhet mbi bazën e formulës së përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Kjo formulë zbatohet me efekt prapaveprues edhe për periudhën 01.04.2023–31.07.2026. Në zbatim të këtij detyrimi, institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë kanë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative. Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr. 435, datë 26.08.2026, si dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me vendimin nr. 144, datë 28.08.2026, kanë miratuar pagën referuese bazë të magjistratit, sipas arsyetimit të vendimeve nr. 15/2026 dhe nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese, duke përcaktuar zbatimin e saj për periudhën nga data 01.08.2026 e në vazhdim. Njëkohësisht, njësitë përgjegjëse për buxhetin janë ngarkuar të fillojnë pagesën e pagave sipas përcaktimit të ri.Megjithatë, sot, më datë 02.09.2026, në mënyrë të paprecedentë, ky proces është penguar në fazën e ekzekutimit financiar. Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave përgjegjëse të Drejtorisë së Thesarit, pagat e magjistratëve, ndonëse janë përllogaritur dhe urdhëruar për pagesë në zbatim të vendimmarrjeve përkatëse, nuk po ekzekutohen. Pasojat e kësaj situate nuk kufizohen vetëm te magjistratët, por shtrihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin financiar dhe administrativ të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Përjashtimisht, nga të dhënat e administruara, rezulton se vetëm në zyrat e dy prokurorive në vend janë ekzekutuar pagat e magjistratëve, sipas listëpagesave të dërguara me përllogaritjen e re si më lart, ndërkohë që për pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë nuk është bërë ekzekutimi i tyre.Shoqatat e magjistratëve e konsiderojnë të papranueshme që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, përfundimtar, i detyrueshëm dhe drejtpërdrejt i zbatueshëm, si dhe për zbatimin e të cilit institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme administrative, të mbetet pa efekt praktik dhe që magjistratët dhe funksionarët e tjerë të sistemit të drejtësisë të mbeten pa paga për shkak të pengesave të krijuara në hallkën e ekzekutimit financiar.Çdo vonesë apo pengim në ekzekutimin e pagesave të miratuara dhe të urdhëruara sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese nuk përbën thjesht një çështje teknike apo procedurale të administrimit buxhetor. Në këtë rast, bëhet fjalë për një situatë që prek drejtpërdrejt funksionimin normal të sistemit të drejtësisë, sigurinë financiare të magjistratëve dhe efektivitetin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, ajo prek respektimin e themeleve të rendit kushtetues dhe të parimit të shtetit të së drejtës, si dhe prodhon pasoja të drejtpërdrejta financiare dhe institucionale. Vonesat në ekzekutimin e detyrimeve sjellin pasiguri financiare dhe mund të krijojnë detyrime financiare shtesë për institucionet publike për shkak të diferencave të papaguara dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tyre. Një situatë e tillë krijon një precedent tejet shqetësues për mënyrën e respektimit dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në një shtet të së drejtës. Për më tepër, është veçanërisht domethënës fakti që pagat e magjistratëve janë ekzekutuar në dy prej zyrave të sistemit të drejtësisë, ndërkohë që për pjesën tjetër, pagesat vijojnë të jenë të bllokuara. Ky fakt konfirmon se zbatimi financiar i vendimmarrjeve për pagat është i mundur dhe se mosekzekutimi i tyre në pjesën tjetër të sistemit është i pajustifikueshëm. Një situatë e tillë e bën situatën edhe më të papranueshme dhe ngre një shqetësim serioz për ligjshmërinë e mosekzekutimit të pagesave në njësitë ku ato nuk janë kryer. Për këto arsye, i bëjmë thirrje të menjëhershme strukturave përgjegjëse administrative të Drejtorisë së Thesarit që të përmbushin detyrimet e tyre dhe të mos pengojnë ekzekutimin e pagesave të urdhëruara nga institucionet e sistemit të drejtësisë, në zbatim të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, të Gjykatës Kushtetuese. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të marrë masat e nevojshme për të garantuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe funksionarëve të sistemit të drejtësisë, si dhe që ky proces të mos shndërrohet në një burim të mëtejshëm dëmi financiar për sistemin e drejtësisë dhe institucionet publike.Në mënyrë të veçantë, i kërkojmë Ministrit të Financave që, në ushtrim të përgjegjësive të tij institucionale, të marrë masa të menjëhershme për të garantuar që strukturat administrative në varësi të tij të veprojnë në përputhje me efektet detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mos pengojnë zbatimin e tyre për shkak të procedurave të administrimit apo ekzekutimit buxhetor.Situata e krijuar nuk prek vetëm magjistratët. Pengimi i ekzekutimit të listëpagesave dhe i veprimeve financiare të institucioneve të drejtësisë po sjell pasoja të drejtpërdrejta edhe për administratën gjyqësore dhe administratën e prokurorisë, duke bërë që edhe punonjësit e këtyre administratave të mbeten pa marrë pagat e tyre në afatet përkatëse, ndonëse nuk janë subjekte të vendimmarrjes sëGjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Bllokimi i pagave të punonjësve të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë cenon drejtpërdrejt funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Ministrit të Financave për garantimin e vijimësisë së pagesave, zhbllokimin e situatës së krijuar dhe marrjen e masave të nevojshme që raste të tilla të mos përsëriten.Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve do të vijojnë ta ndjekin nga afër situatën, duke konsideruar çdo vonesë të mëtejshme në ekzekutimin e pagave si një situatë absolutisht të papranueshme për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë dhe si cenim të zbatimit të vendimit detyrues të Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të një zgjidhjeje të menjëhershme, shoqatat do të përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, përfshirë kërkimin e përgjegjësive ligjore të personave dhe strukturave përgjegjëse për pengimin ose moskryerjen e pagesave. Share SI.E./E.H/ReportTv.al KLP klgj pagat e drejtesise thesari i shtetit Komento Komente Turi: 02/09/2026 16:52 Ouu sa shpejte reaguan per b e tyre,me gjyqet tallin realisht b.... Përgjigju Ish gjykatësi: 02/09/2026 16:43 Teatri absurd në vendin e shqiponjave. Me Kushtetute e me ligj taksat dhe buxheti është prerogativë e Kuvendit. Ky është thesi ku gjenerohen pagat. Rrjedhimisht, pa shqyrtimin dhe miratimin e Kuvendit nuk mund të fusin duart në thes hajdutet e Bagdatit të sistemit të drejtësisë.
Këtu ia ka fut kot Gjykata Kushtetuese, dhe po ashtu ia futi kot KLGJ dhe KLO, duke ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit.
Hajde Albanistan hajde.. Përgjigju Lii: 02/09/2026 14:45 Bravooooo km u bo shtet gjyqtaresh hajdut Përgjigju Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 28.7% Drejtësia 67.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 4169 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

