Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Ja vendimi që quan të paligjshëm pezullimin e licensës së avokatit për shkak të bojkotit
Të tjeraCNA

EKSKLUZIVE/ Ja vendimi që quan të paligjshëm pezullimin e licensës së avokatit për shkak të bojkotit

Gjykata Administrative e konsideron të paligjshëm pezullim...

Gjykata Administrative e konsideron të paligjshëm pezullimin e licensës së avokatit për shkak të bojkotit.

CNA ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Administrative që i përket datës 19 mars të vitit 2026, të rastit të avokates Alma Muda, e cila ka paditur Dhomën Kombëtare të Avokatisë për Pezullimin e lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhe një vit deri në vendimin përfundimtar. EKSKLUZIVE/ Gjykata Administrative: Pezullimi i licencës së avokatit për shkak të bojkotit, i paligjshëm 9 Tetor, 11:32 Gjykata Administrative e cila ka shqyrtuar rastin, vlerëson se, bojkoti është një e drejtë dhe jo një detyrim ligjor dhe se në rastin konkret masa e marrë nga Dhoma e Avokatisë për pezullimin e licencës është i kundërligjshëm, në kuptim të nenit 109, të K.Pr.Administrative, e si i tillë duhet të shfuqizohet. “Gjykata vlerëson se në rastin konkret akti administrativ nr.380, date 06.11.2025 i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, objekt gjykimi, “Për pezullimine ushtrimit të lejes së profesionit të avokatit”, është një akt i nxjerrë në shkelje të dispozitave proceduriale, e për pasojë, i kundërligjshëm, në kuptim të nenit 109, të K.Pr.Administrative, e si i tillë duhet të shfuqizohet”, theksohet në vendimin e Gjykatës Administrative. Gjykata Administrative nënvizon në vendimin e saj se avokati në ushtrim të profesionit të tij, ka të drejtë të ofrojë shërbime në për përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi të pavarur dhe PA KUFIZIME. “Gjykata vlerëson se, Avokati, në ushtrim të profesionit të tij, ka të drejtë të ofrojë shërbimine avokatisë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi në mënyrë tëlirë, të pavarur dhe autonome, pa kufizime, kundrejt çdo klienti, vendas ose tëhuaj, që ushtron veprimtarinë brenda ose jashtë vendit”, theksohet në vendimin e Gjykatës Administrative të 19.03.2026. Në fund, Gjykata Administrative ka vendosur shfuqizimin e masës së marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për pezullimin e licencës së avokatit për avokaten Alma Muda. Ky vendim quan të paligjshëm vendimin e Dhomës së Avokatisë të drejtuar nga Maks Haxhia për pezullimin e licencës së avokatit për shkak të bojkotit.

Maks Haxhia me bojkotin e avokatëve të bërë së fundi ka marrë "peng" Dhomën Kombëtare të Avokatisë për interesat e klientëve të tij në GJKKO për të shtyrë seancat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Maks Haxhia ka kërcënuar avokatët se do t'u pezullojë licencat në qoftë se thyejnë bojkotin e vendosur nga ai, i cili i ndalon të shkojnë në seancat gjyqësore vetëm në GJKKO.

Disa avokatë që janë paraqitur në seancë kanë thënë se 'ne duam të marrim pjesë, po qëndrojmë në sallë, por nuk mund të marrim sepse na kërcënon Maks Haxhia me heqjen e licencës'.

Bazuar në rastin e shqyrtuar nga Gjykata Administrative në vendimin e datës 19 mars të 2026, pezullimi i licencës së avoktatit për shkak të bojkotit është i paligjshëm, kësisoj i paligjshëm është edhe vendimi aktual i marrë nga Maks Haxhia sëfundi për interesa të klientëve të tij./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.