“Pasioni për shahun ka nisur që në moshën 8-vjeçare. U njoha me shahun teksa po shikoja vëllain dhe babin duke luajtur. Më pas u interesova se ku mund ta ushtroja dhe më pas u prezantova me profesorin,”-shprehet fillimisht kampioni i shahut për 'Report TV'. Këto janë fillimet e një kampioni shahu. Mateu Boçi tani është një emër i konfirmuar edhe në arenën ndërkombëtare. Më 12 nëntor ai u shpall kampion Evrope për moshën 16-vjeçare, duke triumfuar mes 106 konkurrentëve. 70% e tyre ishin me tituj ndërkombëtare, por askush nuk bëri më mirë se Mateu i cili mori 7 fitore dhe 2 barazime. “Synimet e mia ishin të shkojë në top-10 në Evropë. Kur dola në vendin e parë, që nuk e prisja fare, ishte një emocion që nuk e përshkruaj dot. Ishte gëzim i paparë. Ishte garë shumë kompetitive dhe ky rezultat ishte shumë i papritur nga ana ime,”-tha 16-vjeçari. LEXO EDHE:‘Mali i Zi, objekt i xhelozisë sonë’- Rama për protestat nga Brukseli: Revolucioni ‘flamingo’ tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, pasi pas tij ishte ‘hija’ e Trump (VIDEO) “Emocione që kam ndjerë në këtë kampionat nuk i kam ndjerë në asnjë kampionat tjetër. Ishte një rivalitet i pashembullt. Një luftë e fortë sportive dhe që të fitosh në Evropë nuk është e lehtë,”-u shpreh trajneri i Mateut Kristaq Andoni. Për ta arritur objektiva kaq të lartë, duhet që dedikimi dhe disiplina të jenë e përditshme. “Mbaroj shkollën dhe më pas çlodhem. Mbaroj detyrat dhe mësoj për shkollën e më pas merren me shah. Përpiqem të arrij 2 orë shah në ditë dhe më pas me aktivitet sportiv, palestër, ku nxjerr streset që kam,”-deklaroi Boçi. “I shkëlqyer. Është mjeshtri ndërkombëtar më i ri në historinë e shahut. Vetëm 16 vjeç,"-tha trajneri. Ëndrrat e 16-vjeçarit kampion Evrope janë të mëdha. Megjithatë krahas suksesit në shah Mateu duhet të ecin mirë edhe studimet. “Unë e shoh shahun si punë dytësore sepse parësore është profesioni që do zgjedh në shkollë. Kam qejf që të arrij titullin mjeshtër i madh në shah. Po të arrij edhe një profesion të mirë do të ishte një e ardhshme shumë e mirë për mua,”-tha 16-vjeçari. “Për moshën që ka premton shumë, por duhet mbështetur edhe nga federata edhe nga shteti. Mbështetjen tonë dhe të familjes e ka, por kjo nuk mjafton,”-u shpreh trajneri. Mateu Boçi para se të shapallej kampion evrope ka marrë disa çmime si kampion ballkani, por edhe vendi i tretë në Evropë. Ne.k. / A.Hl Ne.k. Shqiptarja.com TAG: Kristaq Andoni shah mateu boçi Tirane kampion evrope Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.3% Nuk e di 10.1% Vota total: 3672 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
