Shqipëria regjistroi një rritje ekonomike prej 3.71% në tremujorin e parë të vitit 2026, duke u renditur në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me Kosovën. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili thekson se ekonomia shqiptare po ecën me një ritëm më të lartë se mesatarja e rajonit dhe shumë mbi atë të Bashkimit Europian. Sipas statistikave të publikuara prej tij, Shqipëria ka lënë pas Serbinë, e cila ka shënuar rritje 3.20%, Maqedoninë e Veriut me 3.1%, Malin e Zi me 3.69% dhe Bosnjë-Hercegovinën me 1.9%. Mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor rezulton 3.30%, ndërsa ajo e Bashkimit Europian 0.7%. LEXO edhe...Buxheti përballë ‘flakëve’, në dispozicion 88 mln euro! Tirana, Durrësi e Kukësi me fonde të mëdha, ‘vuajnë’ Vora e Vau Dejës! Malaj: Financimi është 13-fishuar në 7 vjet Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Malaj e lidhi këtë rezultat me politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria, duke thënë se ato kanë mbështetur investimet, biznesin, punësimin dhe konsumin. Sipas ministrit, pritshmëritë janë që rritja ekonomike të përshpejtohet edhe në tremujorët e ardhshëm, e mbështetur nga turizmi, investimet dhe sektorët prioritarë. "Me 3.71% rritje ekonomike në tremujorin e parë 2026, Shqipëria renditet në krye të rajonit së bashku me Kosovën dhe shumë mbi ritmin mesatar të Bashkimit Europian prej vetëm 0.7%. Ky rezultat është dëshmi e një vizioni të qartë dhe politikave të qëndrueshme ekonomike, që po mbështesin investimet, biznesin, punësimin dhe konsumin. Dhe pritshmëritë janë edhe më pozitive: me vijimin e këtyre politikave dhe masave, performacës së turizmit, investimeve dhe sektorëve prioritarë, presim që rritja ekonomike të përshpejtohet në tremujorët e ardhshëm. Shqipëria dhe Kosova po udhëheqin ritmin e rritjes në rajon, ndërsa Shqipëria po ngushton me shpejtësi distancën me Europën. Më shumë rritje, më shumë mundësi, më pranë Bashkimit Europian" shkroi Malaj në rrjete sociale. Share U.D/ReportTv.al rritja ekonomike ballkani perendimor ekonomia shqiptare Petrit Malaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 24.9% Social media 16.8% Vota total: 2940 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

