Vrasja e turistit francez, pas gjithë zallamahisë së patriotizmit folklorik dhe banal në emër të revolucionit, të filluar me flamingot e përfunduar në një banalitet se kush do të marrë flamurin, kush qeleshet, kush shaminë e islamistit, kush brekushet e Dum Babës, për të drejtuar revolucionin e 46-ës e tradhtarët në litar, ishte një ngjarje e paralajmëruar. Vrasjes së francezit 20-vjeçar, Miguel Madnes, i parapriu klima me një fushatë pikërisht në fillimin e sezonit të turizmit, për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë, që fillon nga vendet fqinje dhe shkon në Gjermani e deri në Ormuz, ku doli lajm i dyti pas flamingove. LEXO edhe...Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO) Ka kohë që shtazëria e rrugës ka mbytur zërin e qytetarit, në dhunimin që i bëhet për të mos folur, si forcë e shtazërisë që vjen nga mungesa e forcës së ligjit. Shteti ka detyrë emergjente të fusë në kafaz shtazët e rrugës dhe të lirojë qytetarët. Vrasja e 20-vjeçarit francez, Miguel Madnes, nuk është vetëm prerja e jetës në moshën 20-vjeçare nga një barbar i Hasit. Vrasja e tij është vrasje edhe për Shqipërinë. Kjo vrasje, sigurisht, do të ndikojë negativisht në imazhin e Shqipërisë dhe turizmin e saj. Policia e Shtetit veproi në mënyrë profesionale, operacionale, në kapjen e shtazës Sokrat Vata. Por, me këtë profesionalizëm dhe shpejtësi, Policia e Shtetit duhet të veprojë në mbylljen në kafaz të shtazëve të rrugës, për të liruar zërin e qytetarit. Forca e ligjit duhet të jetë e pamëshirshme në zbatimin e saj. Është emergjencë kombëtare mbyllja në kafaz e shtazëve të rrugës. Është emergjencë kombëtare eliminimi i të fortëve që mbrojnë bizneset e tyre me shtazë . Dhe pastaj vijmë këtu ke kjo ngjarjë e rëndë jo vetën për Miguel Madnes, por kujtdo. Xh.K/ReportTv.al vrasje me thike Migel Mendes ilir demalia Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 25% Social media 16.8% Vota total: 2941 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

