Lajme Zone
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Një 43-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjirokastër. Pritet ekstradimi drejt Spanjës

Një 43-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjirokastër. Gjykata e Sabadellit, Spanjë, i ka caktuar në qershor të 2025-ës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. LEXO edhe...Zjarret ‘shkrumbojnë’ Europën, numërohen mbi 576 mijë hektarë të djegur! Shiu lehtëson situatën në Belgjikë Pritet ekstradimi drejt Spanjës. “Si rezultat i punës operacionale të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “Fugitive”. Gjatë kësaj faze, u kap në Gjirokastër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. B., 43 vjeç. Gjykata e Sabadellit, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Spanjë”, njoftoi sot policia. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Gjirokaster ekstradim trafik droge spanje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 24.9% Social media 16.8% Vota total: 2897 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?