Trajneri i kombëtares, Rolando Maran Pas dy ndeshjeve miqësore në drejtimin e Kombëtares, për Rolando Maran ka ardhur momenti i së vërtetës. Nuk bëhet fjalë më për teste apo eksperimente. Përballja e parë zyrtare e epokës Maran sjell menjëherë në lojë pikët, ndërsa trajneri italian e ka bërë të qartë ambicien: Shqipëria synon të luftojë për kreun e grupit. Pas dy ndeshjeve miqësore në drejtimin e Kombëtares, për Rolando Maran ka ardhur momenti i së vërtetës. Të mërkurën në mbrëmje, në “Air Albania”, Shqipëria nis zyrtarisht aventurën e re në Ligën e Kombeve, me sfidën ndaj Bjellorusisë.
Nuk bëhet fjalë më për teste apo eksperimente. Përballja e parë zyrtare e epokës Maran sjell menjëherë në lojë pikët, ndërsa trajneri italian e ka bërë të qartë ambicien: Shqipëria synon të luftojë për kreun e grupit.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Maran foli për kundërshtarin, gjendjen e lojtarëve, alternativat në formacion dhe pritshmëritë e tij për debutimin zyrtar.
Trajneri italian e vlerëson kundërshtarin, por kërkon që skuadra kuqezi të fokusohet te objektivat e saj. “Bëjmë gjithçka për vendin e parë në Nations League”, Berat Gjimshiti: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian
25 Shtator, 15:25 “Bjellorusia është një skuadër kompakte dhe po ecën shumë mirë. Kemi shumë respekt për ta. Përtej kësaj, unë jam mësuar të përgatis dhe të përqendrohem te skuadra ime. Kemi punuar shumë mirë, sepse kemi gjetur menjëherë stimujt e duhur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.”
Maran nuk e fsheh emocionin për ndeshjen e parë zyrtare në stolin e Shqipërisë. Problemet fizike të disa lojtarëve mbeten një pikëpyetje, por tekniku italian beson te grupi.
“Është e vërtetë që nesër fillon aventura ime si trajner i Shqipërisë dhe kjo më emocionon dhe më bën krenar. Të bën të japësh edhe më shumë se në kushte normale. Kemi pasur disa probleme fizike me disa lojtarë, por, përpos kësaj, kushdo që do të futet në fushë do të japë maksimumin. Unë kam shumë besim.”
Sa i përket situatës së Kristjan Asllanit dhe Ylber Ramës? Shehut, Maran dha një sinjal pozitiv, duke konfirmuar se të dy do të stërviten normalisht.
“Meqë disa lojtarë nuk ishin në kushtet optimale, kam provuar shumë alternativa. Asllani dhe Shehu sot do të stërviten normalisht. Kemi provuar shumë alternativa dhe kemi punuar shumë. Ishte një javë impenjative, kështu e kërkova unë dhe ata m’u përgjigjën shumë mirë. Jam optimist se të gjithë do të rikuperohen, ndoshta jo për 90 minuta, por do t’i kemi si alternativa.”
Trajneri italian theksoi se koha e kaluar pranë ekipit i ka dhënë mundësinë të krijojë një ide më të qartë për karakteristikat e futbollistëve që ka në dispozicion.
“Sigurisht, tani i njoh shumë mirë. Kam fatin që, përveç grumbullimit, gjatë këtyre muajve jam takuar dhe kam pasur kontakte me ta. Tani situata është ndryshe nga fillimi. Mund të them se tashmë i njoh më mirë karakteristikat e secilit, të cilat nuk i dija më parë.”
Maran shtoi se forma e lojtarëve ndryshon vazhdimisht dhe se zgjedhjet e tij janë bërë duke marrë parasysh gjendjen aktuale të secilit.
“Lojtarët ndryshojnë, ka lojtarë që kalojnë momente të ndryshme, si për mirë, ashtu edhe jo për mirë. Nuk mund të përmend emra të veçantë. Unë kam grumbulluar ata që ishin në gjendje më optimale dhe më të përshtatshëm për zgjedhjet e mia. Kam punuar shumë për këtë, ju siguroj.”
Kundërshtari i Shqipërisë vjen me një seri prej gjashtë ndeshjesh radhazi me rezultate pozitive, por për Maranin kjo duhet të shërbejë si motivim për skuadrën kuqezi.
“Bjellorusia vjen nga një periudhë shumë e mirë, me gjashtë ndeshje radhazi me rezultate pozitive, por kjo për ne duhet të jetë thjesht një stimul. Ne e respektojmë, por duhet të jemi më të vendosur për rezultatin tonë.”
Trajneri italian zbuloi gjithashtu se skuadra është përgatitur për skenarë të ndryshëm gjatë ndeshjes.
“Gjatë ndeshjes, sigurisht që ka momente dhe alternativa të ndryshme për të ndërhyrë. Ne kemi punuar për të qenë gati në shumë plane. Një ndeshje nuk fillon dhe mbaron asnjëherë njësoj dhe ne jemi të përgatitur për këtë.”
Kështu, gjithçka është gati për startin zyrtar të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Në “Air Albania”, Maran do të kërkojë të nisë aventurën e tij me një rezultat pozitiv dhe të japë sinjalin e parë të një Kombëtareje që synon të luajë për objektivat më të larta në grup.rolando maran trajneri i kombëtares ndeshja me bjellorusinë nations league Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport “Bëjmë gjithçka për vendin e parë në Nations League”, Berat Gjimshiti: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian 25 Shtator 2026, 15:2515:25Sport Greqia mposht Serbinë në 'frymën' e fundit, shpërthimi me fjalor të pistë i trajnerit bëhet viral 25 Shtator 2026, 12:3412:34Sport Holanda i “vjedh” fitoren Gjermanisë në fund, Xavi dhe Klopp bëjnë paqe në debutim; Haaland i papërmbajtshëm me Norvegjinë 24 Shtator 2026, 22:4922:49Sport Muriqi i jep Kosovës fitoren heroike, “Dardanët” fsin Irlandën në ‘Fadil Vokrri’ 24 Shtator 2026, 22:4022:40Sport Haaland “shkatërron” rekordin e Ibrës dhe Ronaldo Fenomenit, tani ‘kërcënon’ Messin dhe CR7 24 Shtator 2026, 22:2622:26Sport Skandali me certifikatën e COVID-it, Xhaka mungon 4 ndeshje me Zvicrën; ja kush do të luajë në vendin e tij 24 Shtator 2026, 22:0522:05Sport

