Egnatia këtë të enjte do të luajë ndaj Lillestrom në ndeshjen e parë të playoffit për të vijuar që të shkruajë historinë. Skuadra rrogozhinase që e ka tashmë të siguruar praninën në fazën e Ligës së Conference League do të kërkojë që të jetë mes 36 më të mirave të Europa League. Një objektiv që e pohoi edhe trajneri Nevil Dede në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes
‘Objektiva gjithmonë njeriu ka. Ne atë që kishim deklaruar, pra klubi, presidenti dhe unë bashkë me djemtë, ishim të bindur që në grupet e Conference League duhet të shkonim patjetër, sepse e meritonin djemtë. Tani na ka dalë përpara një objektiv akoma më i madh, siç është Europa League-tha Nevil Dede.
Trajneri i kampionëve të vendit theksoi se kjo përballje e skuadrës së tij është një event i madh për të gjithë futbollin në Shqipëri dhe se lojtarët e tij e dinë se çfarë duhet të bëjnë
‘Është një event i madh për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për çunat tonë, por gjithë komunitetin e futbollit. Ne e dimë çfarë mund të bëjmë, çfarë lojtarësh kemi dhe që ta kemi përsëri objektiv këtë tur të Europa League. E dimë që mund të bëjmë akoma më mirë. Djemtë kanë kapacitete, po e shohin realisht forcën e tyre. Besoj që këto janë armët tona më të forta, kapiteni dhe eksperienca e qetësia në këtë grup-vijoi Nevil Dede
Përsa i përket skuadrës së Lillestrom, Nevil Dede nënvizoi se ndoshta Egnata meritonte diçka më shumë
‘Lillestrom? Kemi ardhur deri këtu me meritë, ndoshta meritonim diçka më shumë. Ne nuk marrim pjesë në Champions sepse kemi humbur në penallti. Ne nuk kemi humbur ndeshje, jemi eliminuar pa humbje. Nuk jemi spektatorë. Nuk kemi ardhur në play-off të Europa League për shëtitje. Unë mendoj se e meritojmë-përfi Dede. Top Channel

