Pasi qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta nën sulmin e protestuesve me gurë dhe sende të forta në sheshin para Kryeministrisë, efektivët e policisë kanë nisur shpërndarjen e tyre. Protestuesit janë larguar, duke u vendosur përballë ish-hotel “Dajtit”, ndërsa efektivët janë pozicionuar te ura e madhe e Lanës, pranë Piramidës. 1 / 10
