Lajme Zone
Edukatorja dhunon 2-vjeçarin në një kopsht privat në Tiranë, vihet në pranga: E qëllova me shpullë s’e nuk e zinte gjumi, nuk e duroja dot
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Edukatorja dhunon 2-vjeçarin në një kopsht privat në Tiranë, vihet në pranga: E qëllova me shpullë s’e nuk e zinte gjumi, nuk e duroja dot

Denoncimi në polici është bërë nga babai i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit. Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet.

Një edukatore 32-vjeçare, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Blutë raportojnë se edukatorja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 2-vjeçari brenda në ambientet e kopshtit. Denoncimi në polici është bërë nga babai i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit. Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot. Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar. LEXO EDHE:Europiani U-21 së bashku me Serbinë, punimet në stadiumin 'Air Albania' drejt përfundimit! Fusha e re do të jetë gati në shtator “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, njofton policia. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane policia e tiranes Brunilda Haxhiu Komento Komente Prind: 30/07/2026 14:46 Po sikur ta godiste një edukatore fëmijën tat, ti dotja kishe nxjerrë sytë asaj edukatorje moj bushtër. Nuk të ka marrë me zori kush në punë! Çfarë formimi kanë këto edukatore të kopshtëve private? Shteti ai kontrollon ndonjëherë? Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9669 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?