Lajme Zone
Serbia: Do kemi konsullatë në Shkodër! Hoxha: Ende pa vendim, interesi ynë përfaqësi në Luginën e Preshevës
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Serbia: Do kemi konsullatë në Shkodër! Hoxha: Ende pa vendim, interesi ynë përfaqësi në Luginën e Preshevës

Shqipëria e Serbia kanë rënë dakord parimisht të shtojnë shërbimin diplomatik në të dy vendet me hapjen e zyrave konsullore në Bujanoc dhe në Shkodër. Lajmin e njoftoi ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Djuriç, por në Shqipëri ai ngjalli menjëherë reagime. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha thotë se çështja është ende në bisedim

Ministri i Jashtëm serb Marko Djuric njoftoi në radio Beograd se në takimet me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë kanë rënë dakord për çeljen e zyrave të reja konsullore në Shqipëri e Serbi. Një dakordësi në parim siç thotë teksa për momentin nuk ka një njoftim zyrtar. "Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc", tha Gjuriç për radion. Tirana zyrtare shpjegon se çështja është ende në diskutim e sipër dhe nuk ka një dakordësi finale për të. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha foli për parimin e reciprocitetit në lidhje me këtë zhvillim. Ai përmend faktin se ka qenë Shqipëria që ka bërë e para kërkesën për një Konsullatë të përgjithshme në Luginën e Preshevës. LEXO EDHE:Konsullatë serbe në Shkodër? Reagon Pandeli Majko: Nuk është një shkëmbim i barabartë me atë në Luginën e Preshevës “Reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare. Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet”, shkruan Hoxha. Hoxha thotë në reagimin e tij se në momentin që palët do të bien dakord, për çdo aspekt do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe cilëson si të vonuar praninë konsullore të Shqipërisë në Luginën e Preshevës. Ndërkohë, lajmi ngjalli menjëherë reagime. Zërat kundër argumentojnë se Shkodra ka një komunitet serb, të pamjaftueshëm për të sjellë nevojën e çeljes së një zyre konsullore, fjalë këto të deputetëve të qarkut të Shkodrës Marjana Koçeku dhe Bardh Spahia me këtë të fundit që e quan shërbim të radhës ndaj Vuçiç. Për interes gjeopolitik serb, flet edhe ish ministri jashtëm Ditmir Bushati, i cili e cilësoi një lëvizje të gabuar nëse ajo do të rezultonte e vërtetë. "Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë, dhe vendos padrejtësisht shenja barazimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Po aq e gabuar do të ishte edhe në planin taktik, teksa gjuha e zyrtarëve të lartë të Serbisë është në kulmin e ekstremitetit në raport me spastrimin etnik në Kosovë", shkroi Bushati. Sipas CENS-it të vitit 2023, në Shkodër janë regjistruar të paktën 9 grupime përkatësie etnike veç asaj shqiptare. Në grupin e përkatësisë serbe janë regjistruar 54 individë, mes tyre 32 meshkuj dhe 22 femra. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:31 Konsullatë serbe në Shkodër? Reagon Pandeli Majko: Nuk është një shkëmbim i barabartë me atë në Luginën e Preshevës Hapja e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës nuk mund të vihet në të njëjtën peshore me një konsullatë serbe në Shkodër. Kështu e sheh ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili argumenton se interesi i Shqipërisë dhe ai i Serbisë në këtë proces nuk mund të krahasohen sepse nuk janë të njëjtëMajko, i cili drejtoi qeverinë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, kur Shqipëria priti qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga regjimi serb, vë në dyshim parimin e reciprocitetit mbi të cilin po diskutohet hapja e dy përfaqësive konsullore.“Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi sesa vetë minoriteti. Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës. Krahasimi është më shumë se një ironi”, shkruan Majko.Ai shton se Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë, ndërsa thekson se mes Serbisë dhe Shkodrës ndodhet Mali i Zi.“Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard. Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër. Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, përfn Majko.Postimi i plotë "Konsullatë serbe në Shkodër?!… Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi sesa vetë minoriteti!Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!…Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!" U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:49 Konsullatë serbe në Shkodër e shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Hoxha: Ende pa dakordësi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas debatit të shkaktuar nga deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shqipëri.Në një reagim zyrtar, ministri sqaron se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër.Sipas Hoxhës, veprimet konkrete do të ndërmerren vetëm pasi të ketë dakordësi mes dy vendeve për të gjitha aspektet dhe detajet e procesit.Në përfundim, Hoxha thekson se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në interesin kombëtar, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat evropiane, duke shtuar se ky do të mbetet standardi i vendit edhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Reagimi i plotë:Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat.Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare.Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet.Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të krijojë mundësi më të mira për të qenë më pranë qytetarëve shqiptarë atje, për t’i mbështetur ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e #Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër.Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane.Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme. K.M/Shqiptarja.com Share Ora 12:43 Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar kundër hapjes esënjë konsullate serbe në Shkodër.Përmes një reagimi publik, Spahia e cilëson këtë vendim si "shërbimin e radhës ndaj Vuçiçit" nga qeveria shqiptare, të cilën e akuzon se ndjek politika antishqiptare.Sipas tij, kryeministri Edi Rama po dëshmon edhe një herë se është i gatshëm të sakrifikojë interesat kombëtare për të ruajtur marrëdhëniet politike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.“Hapja e konsullatës serbe në Shkodër është shërbimi i radhës ndaj Vuçiç, i një qeverie thellësisht antishqiptare në Tiranë!​Edi Rama po dëshmon sërish se është i gatshëm të shkelë mbi interesat tona kombëtare vetëm për të ushqyer "vëllazërinë" e tij politike me Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë që Beogradi zyrtar dhe ministrat e tij nuk ndalin gjuhën e urrejtjes dhe fantazitë e spastrimit etnik ndaj Kosovës, qeveria e Tiranës jo vetëm që nuk i dënon, por i shpërblen duke u hapur dyert. Anashkalimi i Kosovës dhe goditja pas shpine ndaj saj është kthyer tashmë në një axhendë të përditshme të këtij pushteti.​Pyetja që duhet të na alarmojë të gjithëve është pse pikërisht tani ndërsa Beogradi zyrtar vazhdon me retorikën dhe qëndrimet nacionaliste dhe madje edhe kërcënuese? Pse në kryeqendrën e Veriut, në djepin e patriotizmit, kulturës dhe rezistencës historike shqiptare përballë ekspansionizmit nacionalist sllav? E gjitha kjo me bekimin dhe tapinë e kryeministrit tonë "vëllait" të Vuçiçit”,- shkruan Spahia. K.M/Shqiptarja.com Share K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: Ferit Hoxha Shkoder serbi marko gjuric Komento Komente Latif: 30/07/2026 17:59 Pandeli mos fol shume se te dhemb dhembi pastaj. Përgjigju Alb: 30/07/2026 17:03 Greqija ne jug serbija ne veri Yurp i madhe shqiptaret po blehen me lek. Përgjigju kregi: 30/07/2026 16:00 foli dhe pandeli evgjiti Përgjigju Sondazhi i ditës:

30 Korrik, 15:33

Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 66.9% I gabuar 25.7% Nuk kam mendim 7.3% Vota total: 832 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?