Lajme Zone
Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!
PolitikëPamfleti

Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

Partia Socialiste është pjesa më problematike gjatë kësaj kohe, sipas kreut të qeverisë. Siç mësohet, ai ka bërë të ditur se jemi në rrethim dhe kush del nga muri nuk ka mundësi të kthehet më. Ai ka bërë të ditur një skemë të re organizimi ndërmjet krerëve politikë, ministrave, deputetëve dhe drejtorëve, ku gjithçka do të kontrollohet dhe do të lidhet me komandën qendrore.

Takimi i Pogradecit / Rama ngre bunkerin e PS-së: komandantë, komisarë dhe lista “tradhtarësh”... Edi Rama ka zgjedhur ta hapë takimin treditor me kupolën e mazhorancës dhe të qeverisë me krerët politikë të qarqeve.

Partia Socialiste është pjesa më problematike gjatë kësaj kohe, sipas kreut të qeverisë. Siç mësohet, ai ka bërë të ditur se jemi në rrethim dhe kush del nga muri nuk ka mundësi të kthehet më. Ai ka bërë të ditur një skemë të re organizimi ndërmjet krerëve politikë, ministrave, deputetëve dhe drejtorëve, ku gjithçka do të kontrollohet dhe do të lidhet me komandën qendrore.

Shkurt, Edi Rama ka bërë të ditur skemën e re të funksionimit të një makine politike të centralizuar nga një kabinë komandimi.

Çdo lëvizje, pasi të vendoset, do të kryhet në moment. Edi Rama mësohet se u ka kërkuar krerëve politikë që të dërgojnë çdo javë, në kohë reale, situatën e organizimit të PS-së, duke kërkuar një census të shpejtë se cili anëtar, mbështetës apo votues i PS-së ka mbështetur protestat dhe vijon ta bëjë.

Edi Rama ka hyrë në vilën qeveritare në Pogradec, vilën më të dashur për Enver Hoxhën, sidomos në ditët e vështira, i shoqëruar nga Ulsi Manja.

Një shenjë që dikush e shikon si paralajmërim për një ministër të ri në qeveri, ndërsa dikush tjetër, që njeh situatën brenda mazhorancës, nuk përjashton fare mundësinë që Manja të jetë numri dy i Partisë Socialiste pas 4 shtatorit, kur është planifikuar edhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare.

Atëherë do të shpallen emrat e rinj të krerëve politikë në qarqe, qeveria e re dhe kupola drejtuese e PS-së. Kupola drejtuese politike e qarqeve do ta ndryshojë krejtësisht skemën dhe do t’i rikthehet modelit sovjetik. Me një komandant dhe një komisar, ku kreu i qarkut do të jetë menaxheri i organizimit dhe i fushatave, kurse bashkëdrejtuesi do të ketë misionin të amortizojë pakënaqësitë dhe kundërshtimet.

Me një fjalë, aty ku “komandanti” është treguar i rreptë, “komisari” do të tregojë zemrën e butë të partisë.

Megjithatë, lëvizja më e fortë që pritet të bëjë Edi Rama është rikthimi në drejtimin e PS-së i disa figurave të vjetra, që tashmë kanë dalë në pension. Në fillim do të përfshihen në një këshill të të urtëve, ndërsa më pas do të angazhohen në përditshmërinë e PS-së.

Madje, zërat thonë se mund të kthehen edhe Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko, ndërkohë që në këshillin e të urtëve mund të thirren emra të njohur, ish-ministra dhe themelues të PS-së. Po qarkullojnë emrat e Rexhep Meidanit, Namik Dokles, Et’hem Rukës, Petro Koçit etj.

Mësohet se ekziston edhe një strategji për të nxjerrë me pikatore atë që është quajtur “Prania Besnike”. Ata që marrin pjesë nuk mund të largohen, përndryshe konsiderohen si pjesë e atyre që janë larguar. Me këta të fundit, siç mësohet, Edi Rama do të merret në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 4 shtator./Pamfletiedi rama jemi nën rrethim drejtuesit politikë 2 Komente q qweesax 23 Gusht 2026, 19:00 Jane te rrethuar nga populli qe i mban me buke! Qelbesira! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mbledhja me dyer të mbyllura në Pogradec, zbardhet urdhri i Ramës për ministrat dhe deputetët! 23 Gusht 2026, 15:4815:48Politike Rama nis sot maratonën e diskutimeve në Pogradec, mbledh drejtuesit politikë dhe krerët e komisioneve 23 Gusht 2026, 09:0009:00Politike Ditmir Bushati godet modelin e Ramës: Të mirat publike u “privatizuan” nga një grusht njerëzish 22 Gusht 2026, 20:1220:12Politike Rama sulmon flotiljen që mbërriti për Sazanin: Revolucionarë të rrenave 22 Gusht 2026, 18:0218:02Politike Presidenti Begaj takim në provincën e Tarantos: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane 22 Gusht 2026, 16:2516:25Politike Edi Rama nis nesër “maratonën” 4 ditore në Pogradec 22 Gusht 2026, 15:0415:04Politike