Lajme Zone
Edi Rama “dorëzohet” përballë komenteve në masë, “izolon” profilin e tij në rrjetet sociale nga kritikat e qytetarëve
PolitikëBalkanWeb

Edi Rama “dorëzohet” përballë komenteve në masë, “izolon” profilin e tij në rrjetet sociale nga kritikat e qytetarëve

Teksa qytetarët shqiptarë vijojnë protestat e tyre masive kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke u kërkuar dorëheqjen dhe largimin e panegociueshëm, kryeministri ka nisur të shfaqë se nuk dëshiron të përballet me kritikat e popullit.

Teksa qytetarët shqiptarë vijojnë protestat e tyre masive kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke u kërkuar dorëheqjen dhe largimin e panegociueshëm, kryeministri ka nisur të shfaqë se nuk dëshiron të përballet me kritikat e popullit. Ajo që është vënë re në ditët e fundit është se në profilin e tij zyrtar në Facebook, Rama ka nisur të bllokojë dhe kufizojë komentet që vijnë në masë nga qytetarët, të cilët shprehin kritikat e tyre ndaj tij dhe qeverisë që ai drejton. Në postimet e fundit në rrjetin social, Rama shfaqet teksa ka limituar komentet në disa postime, ndërsa në të tjera i ka bllokuar tërësisht. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb