Lajme Zone
Edhe në Bathore protestohet! Dy qytetarët bllokojnë rrugën me karrige dhe pankarta “Rama ik”
PolitikëJOQ Albania

Edhe në Bathore protestohet! Dy qytetarët bllokojnë rrugën me karrige dhe pankarta “Rama ik”

Një protestë e pazakontë është zhvilluar ditën e sotme në Bathore nga vetëm dy qytetarë.

Një protestë e pazakontë është zhvilluar ditën e sotme në Bathore nga vetëm dy qytetarë.

Me pankartat në duar “Rama ik”, dy qytetarët janë ulur me karrige në mes të rrugës te kryqëzimi i njohur si “Belba”.

Ata kanë qëndruar për disa kohë në rrugë deri sa ka mbërritur Policia dhe i ka urdhëruar të largohen nga rruga për shkak të pengimit të qarkullimit dhe rrezikut që u kanoset atyre dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve. Por pavarësisht paralajmërimit nga ana e policisë, ata nuk janë larguar dhe vijojnë protestën e tyre në mes të ditës, në temperatura të larta dhe minorancë.

Dy qytetarët kanë zgjedhur këtë mënyrë të veçantë proteste për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike që qeveris vendin prej 35 vitesh, ashtu siç bëjnë qytetarët shqiptarë prej 39 ditësh në Tiranë.