Gjykata e Posaçme i kërkon Gjykatës së Lartë të përcaktojë se cila gjykatë duhet të shqyrtojë ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për mosnisjen e një procedimi penal ndaj personazhit anonim “Nesti Angoni”. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtari Erion Çela. Por si ka mbërritur çështja deri këtu? Veliaj kërkoi që “Nesti Angoni” të hetohej për “falsifikim dokumentesh”, pasi mbi bazën e një dokumenti të paraqitur me këtë emër SPAK nisi hetimet ndaj kryebashkiakut. LEXO EDHE:Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë Prokuroria e Tiranës bëri verifikime, por vendosi të mos regjistrojë procedim penal, pasi “Nesti Angoni” nuk rezultoi në regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk u identifikua se kush fshihej pas këtij emri. Veliaj ankimoi vendimin. Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen Gjykatës së Posaçme, me argumentin se nuk i takonte asaj ta shqyrtonte. Tashmë edhe Gjykata e Posaçme, përmes gjyqtarit Erion Çela, ka vlerësuar se nuk është ajo gjykata që duhet të vendosë për ankimin. Për këtë arsye, çështjen ia ka dërguar Gjykatës së Lartë, së cilës i kërkon të zgjidhë konfliktin e kompetencës dhe të përcaktojë përfundimisht se cila gjykatë do të shqyrtojë ankimin e Veliajt. SI.E./Shqiptarja.com TAG: erion veliaj GJKKO gjykata e larte arrestimi i erion veliajt Nesti Angoni Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2712 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
