Lajme Zone
E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në fshatin Vasie të Dibrës.

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në fshatin Vasie të Dibrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 të ditës së sotme, 5 nëntor, teksa burri, me profesion elektricist, po kryente punime për vendosjen e një shtylle elektrike. Gjatë punës, dyshohet se shtylla është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë 60-vjeçarin.

Ai ka marrë dëmtime të rënda dhe, pavarësisht transportimit në spital, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet diberelektriçisti