Lajme Zone
E turpshme/ Ja 7 deputetët memecë në Parlamentin e Shqipërisë
PolitikëCNA

E turpshme/ Ja 7 deputetët memecë në Parlamentin e Shqipërisë

E turpshme, por e vërtetë. Në Kuvendin e Shqipërisë ka dep...

E turpshme, por e vërtetë. Në Kuvendin e Shqipërisë ka deputetë, të cilët "bërtasin" me të madhe se janë vendosur aty nga populli, por nuk kanë thënë asnjë fjalë në parlament. CNA ka siguruar një listë me emrat e deputetëve ku tregohet monitorimi, koha që ata kanë folur në Parlament përgjatë gjithë seancave të zhvilluara për një vit të plotë parlamentar, pra nga viti 2025 deri në vitin 2026.

Skandaloz është fakti që 7 deputetë të Kuvendit përgjatë një viti nuk kanë hapur asnjëherë gojën për të thënë një fjalë të vetme.

Nuk u është dëgjuar asnjë denoncim, asnjë fjalë kundër qeverisë, asnjë fjalë për hallet e popullit prej të cilit pretendojnë se ulen në atë sallë.

CNA po sjell listën me emrat e 7 deputetëve që nuk kanë thënë asnjë fjalë në Parlament.

1-Ana Dajko - Nisma Shqipëria Bëhet - zero kohë e folur në Parlament.

2-Aurora Mara - Partia Socialiste - zero kohë e folur në Parlament.

3-Besnik Brahimi - Partia Socialdemokrate - zero kohë e folur në Parlament.

4-Fidel Kreka - PD-Aleanca për Ndryshim - zero kohë e folur në Parlament.

5-Shkurt Lasku - Partia Socialdemokrate - zero kohë e folur në Parlament.

6-Skënder Pashaj - Partia Socialiste - zero kohë e folur në Parlament.

7-Tedi Mula - Partia Socialdemokrate - zero kohë e folur në Parlament. Prej një viti këta deputetë që paguhen miliona nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë nuk kanë folur asnjë minutë, asnjë sekondë në parlament për hallet e qytetarëve shqiptarë, por vetëm kanë marrë rrogën pa asnjë kontribut./ CNA Jo vetëm analfabet dhe injorant, zbulohet deputeti memec i Korçës

19 Shtator, 14:52 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.