Lajme Zone
E shtuna me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit
Të tjeraReport TV

E shtuna me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit

Moti parashikohet të jetë me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mëngjesit.

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. LEXO edhe...E premte me vranësira dhe reshje shiu...parashikimi i motit për sot (VIDEO) Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të jenë prezente me intensitet të ulët kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 5m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 10m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. P.J/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.3% Jo 30.3% Nuk e di 9.4% Vota total: 2380 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?