Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Akërni të Vlorës, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, të shtunën, ku njjë 43-vjeçar nga fshati Akërni me inicialet F. Y i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. 70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty. Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares. Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja. 43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
