Lajme Zone
Rama me prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe: Mësuesit ndihmës duhet të kenë bonus mbi pagën
PolitikëEuronews Albania

Rama me prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe: Mësuesit ndihmës duhet të kenë bonus mbi pagën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup prindërish të fëmijëve me aftësi ndryshe, ku u diskutua për krijimin e një Këshilli Kombëtar dhe fuqizimin e sistemit të mësuesve ndihmës.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup prindërish të fëmijëve me aftësi ndryshe, ku u diskutua për krijimin e një Këshilli Kombëtar dhe fuqizimin e sistemit të mësuesve ndihmës. Gjatë takimit, Rama u shpreh se duhet të ndërtohet një sistem trajnimi për mësuesit ndihmës, ndërsa theksoi nevojën për t’u dhënë atyre edhe mbështetje shtesë financiare. “Duhet ndërtuar një sistem trajnimi dhe duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një mbështetje ekstra financiare. Duhet të kenë një bonus mbi pagën”, tha Rama. Kryeministri propozoi gjithashtu organizimin e një këshilli konsultativ, i cili të mblidhet me frekuencë të rregullt dhe të shërbejë për adresimin në kohë të problematikave. “Duhet të organizojmë një këshill konsultativ, të mblidhet me frekuenca të rregullta, të ketë një mikrosekretariat, dikë që mund të referojë problemet në kohë reale”, u shpreh Rama.