Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një 69-vjeçar ka ndërruar jetën, ku dyshohet se ka qenë dëshmitar i sherrit të djalit të tij me një person tjetër. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është shënuar rreth orës 20:00, ku viktima, Baftjar Vrapi, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një personi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
