6 fëmijë në qytetin e Korcës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në kopësht. Sipas burimeve mësohet se fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenterite ne spital ne të njëjten ditë.Lexo edhe:Thellohet skandali në kopshtin e Korçës, me simptoma helmimi dhe fëmijë të tjerë Burime nga familjarët bëjnë të ditur se fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me helmim apo me virozë. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 6 fëmijët ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf. Pritet që policia të kryeje veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen. Fëmijët sipas të dhënave janë nga grupi i dytë. Ata janë çuar në spital ditën e djeshme pak orë pasi kanë konsumuar drekën për shkak të problemeve shëndetësore që kishin shfaqur, ndërsa kanë qenë prindërit ata që kanë ngritur dyshimet për helmimin e mundshëm të fëmijëve.

