Lajme Zone
Fatos Çoçoli: Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fatos Çoçoli: Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

Besimi në ndërtim ka efekt edhe mbi punësimin. Ndërtimi është një sektor me intensitet relativisht të lartë punësimi. Rritja e aktivitetit të pritshëm në këtë sektor nënkupton më shumë kërkesë për punëtorë, teknikë, inxhinierë, arkitektë dhe profesione të tjera të lidhura me ndërtimin.

Sipas Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, publikuar më 1 tetor 2026 nga Banka e Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (vlerësimit dhe besimit të qytetarëve ndaj ekonomisë së vendit të tyre) u rrit me 0.3 pikë gjatë shtatorit 2026, ose 7.8 pikë përqindje mbi mesataren historike, duke dhënë një sinjal pozitiv për mënyrën se si familjet dhe bizneset e perceptojnë situatën ekonomike dhe perspektivën për muajt në vijim. Edhe pse rritja mujore është modeste, fakti që treguesi vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike është një element i rëndësishëm. LEXO edhe...Një nga Ne/ Historia e Nënë Prenës, 93-vjeçarja që i del për zot punëve të fshatit Fishtë: S'kam sëmundje, ja sekreti i jetëgjatësisë Ndë treguesit kryesorë të besimit në ekonomi, ai i besimit në ndërtim u rrit me 6.6 përqind në shtator 2026 dhe tashmë qëndron 18 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Përmirësimi erdhi si nga vlerësimet më pozitive për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe nga kontratat porositëse. Sezoni i mirë turistik ka ndikuar drejtpërdrejt në optimizmin ekonomik Një nga faktorët kryesorë që ka mbështetur besimin gjatë shtatorit është ecuria e mirë e sezonit turistik. Turizmi tashmë nuk është vetëm një aktivitet sezonal i kufizuar në muajt korrik dhe gusht. Ai po shtrihet më shumë në muajt para dhe pas pikut të sezonit, duke sjellë të ardhura për hotele, restorante, transport, tregti, agjenci udhëtimi dhe një numër të madh shërbimesh të tjera. Një sezon i mirë turistik përkthehet në më shumë qarkullim për bizneset, më shumë punësim dhe të ardhura për familjet. Kjo krijon një efekt zinxhir në ekonominë e brendshme dhe përmirëson perceptimin e sipërmarrësve për aktivitetin ekonomik. Nga ana tjetër, një sezon i mirë turistik nuk sjell vetëm të ardhura. Ai krijon edhe një efekt psikologjik pozitiv. Bizneset shohin më shumë klientë, më shumë aktivitet dhe më shumë qarkullim. Familjet që punojnë në sektorë të lidhur me turizmin kanë më shumë të ardhura. Turizmi ka efekt më të gjerë se sektori i hotelerisë. Rëndësia e turizmit për besimin ekonomik nuk qëndron vetëm tek numri i turistëve. Një turist që shpenzon në Shqipëri krijon kërkesë për një zinxhir të gjerë aktivitetesh: ushqim, transport, tregti, argëtim, shërbime financiare, komunikim dhe aktivitete të tjera. Për këtë arsye, një sezon i mirë turistik përmirëson perceptimin e sipërmarrësve edhe në sektorë që nuk konsiderohen drejtpërdrejt pjesë e industrisë turistike. Ndërtimi jep një kontribut të fortë në rritjen e besimit tek ekonomia jonë Një tjetër element i rëndësishëm është shtimi i fortë i optimizmit në sektorin e ndërtimit. Ndërtimi ka një peshë të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik dhe lidhet me shumë sektorë të tjerë: prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, transportin, shërbimet profesionale, financimin, punësimin dhe pasuritë e paluajtshme. Kur sipërmarrësit e këtij sektori bëhen më optimistë për aktivitetin e ardhshëm, kjo mund të sinjalizojë pritshmëri për vazhdimësi të investimeve dhe të kërkesës. Besimi në ndërtim ka efekt edhe mbi punësimin. Ndërtimi është një sektor me intensitet relativisht të lartë punësimi. Rritja e aktivitetit të pritshëm në këtë sektor nënkupton më shumë kërkesë për punëtorë, teknikë, inxhinierë, arkitektë dhe profesione të tjera të lidhura me ndërtimin. Në një ekonomi si e jona, ku mungesa e fuqisë punëtore po bëhet një shqetësim për shumë biznese, rritja e aktivitetit të sektorëve që krijojnë vende pune është veçanërisht e rëndësishme. Përmirësimi i perceptimit të konsumatorëve -një sinjal pozitiv për konsumin Rritja e besimit nuk erdhi vetëm nga bizneset. Edhe perceptimi i konsumatorëve u përmirësua gjatë shtatorit. Kjo është tejet e rëndësishme, sepse besimi i konsumatorëve ndikon në vendimet për shpenzime. Një familje që e percepton më pozitivisht të ardhmen ekonomike është më e prirur të konsumojë, të blejë mallra të qëndrueshme, të investojë në banesë, apo të kryejë shpenzime të tjera që mund t'i shtyjë në një periudhë pasigurie. Dhe besimi i konsumatorëve forcon kërkesën e brendshme. Ekonomia nuk varet vetëm nga investimet dhe eksportet. Konsumi i familjeve është një nga motorët kryesorë të kërkesës së brendshme. Nëse përmirësimi i perceptimit të konsumatorëve shoqërohet me rritje reale të të ardhurave dhe punësimit, ai do të përkthehet në më shumë konsum dhe, për pasojë, në më shumë aktivitet për bizneset. Kjo krijon një cikël pozitiv: më shumë besim → më shumë konsum → më shumë xhiro për bizneset → më shumë investime dhe punësim → më shumë të ardhura → më shumë besim. Vrojtimet e besimit të qytetarëve dhe sipërmarrësve kanë rëndësi, sepse ekonomia nuk drejtohet vetëm nga ajo që ka ndodhur, por edhe nga ajo që bizneset dhe familjet presin të ndodhë. Një biznes që pret rritje të kërkesës investon më shumë. Një konsumator që është më optimist konsumon më shumë. Për këto arsye kokëforta, përmirësimi i besimit mund të jetë një tregues paraprirës i zhvillimeve të ardhshme pozitive ekonomike. R.Xh/ReportTv.al fatos cocoli ekonomi ekonomia shqiptare besimi ne ekonomi ndërtimi turizmi Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.4% Jo 21.6% Nuk e di 8.1% Vota total: 705 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?