40-vjeçari Ornado Çeta alias Ceta ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Gjykata e Apelit e Triestes e ka dënuar 40-vjeçarin me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. LEXO edhe...Nga Opera te Rruga e Elbasanit dhe Bulevardi i Ri, Bashkia Tiranë ndërhyn për përmirësimin e infrastrukturës në rrugë, trotuare dhe ndriçim Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Njoftimi i Policisë: Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”. Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale. Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/E.H/ReportTv.al kanosje plagosje vjedhje arrestim Tirane Ornado Çeta Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.4% Jo 21.6% Nuk e di 8.1% Vota total: 705 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
