Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Kavajë! Plas keq mes dy shoferëve të furgonëve, njëri goditet me levë në kokë


Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar rreth orës 12:00, pranë tregut të Kavajës. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes shtetasve Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në konfliktin mes tyre.

Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar rreth orës 12:00, pranë tregut të Kavajës. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes shtetasve Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në konfliktin mes tyre. Gjatë përleshjes, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur me një levë në kokë. Pas incidentit, ai është transportuar drejt Spitalit të Kavajës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Kavajës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Ndërkohë, Lufti Kaziu, drejtuesi i njërit prej furgonëve, është shoqëruar nga Policia e Kavajës për veprime të mëtejshme hetimore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kavaje sherr