Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni të Athinës, ku 48-vjeçari shqiptar Altin Allmuca dyshohet se ka vrarë me armë 45-vjeçaren Julieta Obzova, gjithashtu shqiptare, dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Dy trupat e pajetë u gjetën në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonion 3”. Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve greke, Allmuca dyshohet se e kishte pritur 45-vjeçaren brenda makinës së tij, jashtë pallatit ku ajo jetonte së bashku me vajzën 16-vjeçare. Kur Obzova doli nga pallati, 48-vjeçari dyshohet se doli nga automjeti, iu afrua dhe e qëlloi me revolver. Gruaja u rrëzua në hyrje të ndërtesës, ndërsa menjëherë më pas Allmuca dyshohet se drejtoi të njëjtën armë nga vetja dhe u vetëqëllua në kokë. LEXO EDHE:Mbi 300 arrestime në Greqi për zjarrvënie! Sisteme sinjalizimi me kamera termike për mbrojtjen nga flakët të qendrave historike Revolveri u gjet pranë trupit të 48-vjeçarit, një element që sipas policisë përforcon pistën se ai vrau fillimisht 45-vjeçaren dhe më pas kreu vetëvrasje. Obzova kishte plagë me armë zjarri në trup dhe dyshohet se ishte qëlluar edhe në fytyrë. 48-vjeçari nuk duket se ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Policia po përpiqet të zbulojë se sa kohë kishte që po e priste gruan, nëse e dinte paraprakisht se ajo ndodhej në atë apartament dhe çfarë kishte ndodhur mes tyre përpara krimit. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që të dy të kenë qenë të martuar. Ata kishin pasur një marrëdhënie, ndërsa po hetohen rrethanat dhe motivi i krimit. Paraprakisht dyshohet për motive xhelozie. Sipas mediave greke, Allmuca ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij u ka deklaruar autoriteteve se nuk dinte asgjë për lidhjen e 48-vjeçarit me Obzovën. Edhe nëna e 45-vjeçares ka thënë mes lotësh se e bija nuk i kishte treguar për marrëdhënien, ndërsa për vrasjen mësoi nga vajza tjetër e saj. Një tjetër element që po verifikohet lidhet me një denoncim të bërë nga 45-vjeçarja në korrik të vitit 2024. Sipas medias greke “Protothema”, ajo ishte paraqitur në Komisariatin e Akropolit dhe kishte denoncuar ish-partnerin, pasi pas ndarjes nuk i kishte kthyer një motor. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse personi i denoncuar atëherë ishte Altin Allmuca. Në fokus të hetimeve është edhe aktiviteti i 48-vjeçarit në rrjetet sociale. Allmuca kishte publikuar foto ku pozonte me armë në duar, ndërsa policia po verifikon nëse armët që shfaqen në këto fotografi kanë lidhje me revolverin e gjetur në vendin e ngjarjes. Dëshmitë e banorëve ndihmojnë gjithashtu në rindërtimin e dinamikës së krimit. Një grua ka treguar se rreth orës 05:30 dëgjoi tri të shtëna. “Fqinja tha se në të gdhirë dëgjoi të shtënat. Unë kam këtu shtëpinë e prindërve dhe dëgjova tri të shtëna rreth orës 05:30 të mëngjesit”, tha ajo. Një tjetër banore tregoi se dëgjoi tri zhurma shumë të forta, me një interval prej disa sekondash mes tyre. “Papritur dëgjuam tre zhurma shumë të forta. Nuk e dinim nëse ishin të shtëna apo jo. Unë numërova tre. Nuk ishin njëra pas tjetrës, kishte një interval prej tre, katër apo pesë sekondash”, tregoi ajo. Pak më vonë në zonë mbërriti policia. Hetuesit po mbledhin pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë dhe të dhënat nga komunikimet telefonike të dy shqiptarëve, për të zbardhur motivin dhe atë që ndodhi përpara krimit. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:04 Vrau të dashurën dhe më pas veten në Greqi, 48-vjeçari shqiptar ishte i martuar! Gruaja: Nuk dija asgjë për lidhjen Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje për 48-vjeçarin shqiptar që vrau të dashurën shqiptare dhe më pas i dha fund jetës në Nea Smyrni të Athinës. Sipas medias greke “Protothema”, 48-vjeçari Altin Allmuça ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij u ka deklaruar autoriteteve se nuk dinte asgjë për marrëdhënien që ai kishte me 45-vjeçaren Julieta Obzova.Policia greke po përpiqet të zbardhë natyrën dhe kohëzgjatjen e marrëdhënies mes 48-vjeçarit dhe shqiptares, pasi ky element konsiderohet i rëndësishëm për të përcaktuar motivin e krimit.Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e 48-vjeçarit në Tavros. Hetuesit po kërkojnë pajisje elektronike, dokumente dhe prova të tjera që mund të hedhin dritë mbi komunikimet e tij me 45-vjeçaren dhe lëvizjet para vrasjes.Po ashtu, po analizohen telefonat celularë dhe aktiviteti i tyre në internet, për të zbuluar nëse para krimit kishte pasur ndonjë konflikt. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:54 Del fotoja e shqiptares që u vra nga i dashuri në Greqi! E ëma në lot: Nuk e dija për lidhjen Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Nea Smyrni të Athinës, e cila u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj 48-vjeçar, gjithashtu shqiptar. Mediat greke kanë publikuar edhe fotografinë e viktimës Julieta Obzova, ndërsa nëna e saj ka treguar mes lotësh se nuk dinte asgjë për lidhjen sentimentale të së bijës.Nëna e 45-vjeçares mësoi për vrasjen vetëm pak kohë pas ngjarjes, kur u telefonua nga vajza tjetër e saj, e cila i dha lajmin e rëndë.E tronditur dhe mes lotësh, ajo u tha gazetarëve se e bija nuk i kishte treguar asgjë për marrëdhënien që kishte me 48-vjeçarin.“Nuk di asgjë. Nuk më kishte thënë asgjë. Tani mësova për vajzën time. Më telefonoi vajza tjetër dhe ma tha pak më parë. Nuk më kishte folur për lidhjen e saj. Me ish-bashkëshortin ishte ndarë prej shumë kohësh”, tha nëna e 45-vjeçares. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:52 FOTOT/ Ky është shqiptari që vrau të dashurën në Greqi, pozonte me armë në rrjetet sociale Altin Allmuça, nga Tirana, është shqiptari i cili dyshohet se vrau me armë zjarri të dashurën 45-vjeçaren Julieta Obzova, po me orgjinë shqiptare dhe më pas vrau veten.Në media janë publikuar edhe fotot e 48-vjeçarit, i cili në rrjetet sociale më parë duket se pozonte në foto me armë zjarri.Krimi ndodhi në hyrje të një pallati në rrugën “Megalou Alexandrou”, në Nea Smyrni. Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i kishte ngritur pritë 45-vjeçares dhe e qëlloi me armë zjarri sapo ajo mbërriti në hyrje të ndërtesës. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: greqi vrasje Altin Allmuça Julieta Obzova Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Daja: 23/08/2026 12:55 Mu duk si Halit Valteri fiks islamik interbuar dhe injorant par ekselance. Por rufeja nuk bie ne Halit. Rip ky tjetri Përgjigju Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 68.4% Keq 24.2% Nuk e di 7.4% Vota total: 326 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?
