Lajme Zone
E rëndë në Durrës/ Humbi ndjenjat në kantierin e ndërtimit, ndërron jetë punonjësi 40-vjeçar
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Durrës/ Humbi ndjenjat në kantierin e ndërtimit, ndërron jetë punonjësi 40-vjeçar

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë kohës që ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë kohës që ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të qytetit. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me iniciale E. L., rreth 40 vjeç, është dërguar menjëherë në spital pas momentit kur u gjet pa ndjenja. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës së dhënë nga mjekët, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi. Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Durres ne kantier vdes