Lajme Zone
68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen. Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK-u
PolitikëBalkanWeb

68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen. Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK-u

Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra. Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.

Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.

Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Sot shënohet dita e 68-të e protestave, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK. Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb