Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Dukagjin, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije për JOQ Albania se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kirit, ndërsa dyshohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Informacioni paraprak flet për një vrasje të dyfishtë, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia dhe grupi hetimor pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Pritet që në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar më tej ngjarjen.

