Pamje nga vendngjarja Dy shqiptarë u gjetën të vdekur në hyrjen e një pallati në Nea Smyrni. Sipas autoriteteve greke, burri dyshohet se e priti 45-vjeçaren jashtë ndërtesës, e qëlloi për vdekje dhe më pas vrau veten. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një grua 45-vjeçare nga Shqipëria dhe një burrë u gjetën të vdekur në hyrjen e një pallati në Nea Smyrni të Athinës.
Sipas medias greke Protothema.gr, ngjarja ndodhi në rrugën Grigoriou Kydonion nr. 3, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat në të cilat humbën jetën dy personat.
Të dhënat e raportuara më pas nga media greke tregojnë se autoritetet po e shqyrtojnë rastin si vrasje të ndjekur nga vetëvrasja. Burri dyshohet se e kishte pritur 45-vjeçaren jashtë pallatit, e kishte qëlluar për vdekje dhe më pas kishte qëlluar veten.
Në ndërtesën ku ndodhi ngjarja banon vajza e 45-vjeçares. Policia po shqyrton edhe këtë rrethanë, ndërsa përpiqet të rindërtojë lëvizjet e gruas përpara ngjarjes. Informacionet e para tregonin se asnjëri prej dy viktimave nuk banonte në pallatin ku u gjetën. Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçarja kishte plagë nga arma e zjarrit në trup dhe fytyrë, ndërsa burri kishte një plagë në kokë. Fillimisht u raportua se arma nuk ishte gjetur, pasi kontrollet në zonë vijonin. Por, sipas të dhënave të publikuara më vonë, një armë u gjet pranë trupit të burrit, duke përforcuar dyshimet e autoriteteve për vrasje dhe më pas vetëvrasje.
Hetimin e ka marrë përsipër Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE). Autoritetet po mbledhin prova dhe informacione për të përcaktuar marrëdhënien mes dy personave dhe motivin e ngjarjes. Deri tani nuk rezulton se ata kanë qenë të martuar.
Një grua që ndodhej në zonë deklaroi se të shtënat ishin dëgjuar rreth orës 05:30 të mëngjesit.
“Fqinja tha se në të gdhirë kishte dëgjuar të shtënat. Këtu është shtëpia e prindërve të mi. Dëgjova tri të shtëna rreth orës 05:30 të mëngjesit”, tha ajo për "Protothema".
Dëshmitarja tha gjithashtu se nuk kishte dëgjuar ndonjë automjet dhe nuk kishte vënë re diçka tjetër të pazakontë. deto nea smyrni 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Nafta e Detit të Veriut, “totemi” i Trump që po kthehet në dhimbje koke për kryeministrin britanik 23 Gusht 2026, 07:4307:43Rajoni dhe Bota Irani paralajmëron fqinjët: Nëse i bashkoheni luftës ekonomike të SHBA-së, do të hakmerremi ashpër 22 Gusht 2026, 22:5322:53Rajoni dhe Bota “Shahu” gjeopolitik Turqi-Izrael: Një lëvizje e gabuar mund të ndezë rajonin 22 Gusht 2026, 22:3822:38Rajoni dhe Bota Si “Mbreti i kriptove” po ndihmon Rusinë të thyejë sanksionet 22 Gusht 2026, 22:2022:20Rajoni dhe Bota Trump paralajmëron republikanët: Nëse nuk fitojmë zgjedhjet, demokratët nisin procedurat për shkarkimin tim 22 Gusht 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota Operacion në zemër të Mykonosit/ Zbërthehet rrjeti i trafikut të drogës, arrestohen 9 persona 22 Gusht 2026, 19:1519:15Rajoni dhe Bota

