Lajme Zone
E quajti kriminel, studenti i Mjekësisë nxjerr Ramën blof: Jam ekselent, kam mesatare 10
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

E quajti kriminel, studenti i Mjekësisë nxjerr Ramën blof: Jam ekselent, kam mesatare 10

Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë një deklarate nga protesta e studentëve në Tiranë, Sulejmeri e nxorri blof kryeministrin pasi ai tregoi se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0. Ai shfaqi edhe notat e tij

Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë një deklarate nga protesta e studentëve në Tiranë, Sulejmeri e nxorri blof kryeministrin pasi ai tregoi se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0. Ai shfaqi edhe notat e tij, duke e cilësuar qëndrimin e kryeministrit si një përpjekje për të diskredituar të rinjtë që po protestojnë kundër qeverisë.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0.

Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, u shpreh studenti. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm