Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se emisioni “E premtja me Halilin” do të transmetohet tash e tutje në TV Dukagjini, duke filluar nga nesër mbrëma.Kastrati, duke folur për këtë sezon të ri, ka thënë se emisioni është i njohur për publikun dhe se do të vazhdojë të sjellë emocione dhe befasi të ndryshme. “Është emision që publiku e njeh. Emision që sjell emocione, befasi të ndryshme. Mbi të gjitha, që ndal lotin e mërzisë e kthen në lot gëzimi”, ka deklaruar Kastrati në Debat Plus.Për këtë sezon, emisioni do të vijë me studio dhe skenografi të re, si dhe me befasi të ndryshme për shikuesit.

