Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të dhunojë edhe të rinjtë. Në momentin e shoqërimit, ka pasur edhe qytetarë të tjerë, që kanë kundërshtuar shoqërimet. Gazetari Osman Stafa raporton se kjo që ndodh është terror, që njerëz me kapuçë shoqërojnë protestues, e nuk kanë uniformë, por se vetëm një mbishkrim “Policia”. Stafa shprehet se shoqërimet kanë qenë terrorizuese. Efektivët me dhunë e presion psikologjik kanë shoqëruar protestuesit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: polica protesta
