Lajme Zone
E ndoqi policia në Maltë/ Shqiptari përfundon në spital prej kokainës
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

E ndoqi policia në Maltë/ Shqiptari përfundon në spital prej kokainës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maltë, ku 40-vjeç...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maltë, ku 40-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi dyshohet se ka gëlltitur lëndë narkotike në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Maltës.

Ngjarja ka ndodhur të dielën paradite në zonën e 'St. Pauls Bay', gjatë një kontrolli rutinë rrugor nga efektivët e policisë.

Gjatë përleshjes, shqiptari dyshohet se gëlltiti një sasi të substancës narkotike, duke e kthyer ndërhyrjen policore në një emergjencë spitalore.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët e konstatuan në gjendje kritike për jetën.

Policia zbuloi kokainë dhe dy thika, në posedim nga shtetasi shqiptar që jetonte prej vitesh në ishullin maltez./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.