Lajme Zone
E lidhur me një celular, çaktivizohet lënda plasëse në Durrës duke eliminuar çdo rrezik
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

E lidhur me një celular, çaktivizohet lënda plasëse në Durrës duke eliminuar çdo rrezik

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në lagjen nr. 3, Durrës, dhe gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, Policia ka njoftuar se është çaktivizuar lënda plasëse.

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në lagjen nr. 3, Durrës, dhe gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, Policia ka njoftuar se është çaktivizuar lënda plasëse. Policia nënvizon se kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit