Lajme Zone
E konfirmojnë në Itali, Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta dhe bëhet 'sheik'! Rival me Cristiano Ronaldon
PolitikëShqiptarja

E konfirmojnë në Itali, Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta dhe bëhet 'sheik'! Rival me Cristiano Ronaldon

Kontrata e Gjimshitit me Al Diriyah FC në Arabinë Saudite do të jetë deri në verën e vitit 2028. 33-vjeçari prej dhjetë vitesh është pjesë e Atalantës.

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka vendosur të largohet nga Atalanta edhe pse ka një vit kontratë të mbetur me klubin e Serie A në Itali. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se qendërmbrojtësi ka arritur një marrëveshje verbale me Al Diriyah FC në Arabinë Saudite për një kontratë dy vjeçare. Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga kjo lëvizje. "Al Diriyah FC arrin një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Dëmshpërblimi është 3 milionë euro, kontrata deri në qershor 2028 për qendërmbrojtësin, konfirmojnë burime saudite", shkruan Fabrizio Romano. Gjatë aventurës me Atalantën, Gjimshiti fitoi trofeun e Europa League si kapiten i skuadrës, ndërsa tashmë do të nisë një kapitull të ri në ligën saudite ku rivalë do të ketë disa nga emrat e mëdhenj të futbollit që kanë zgjedhur të vijojnë karrierën në Arabinë Saudite, mes tyre Cristiano Ronaldon. LEXO EDHE:Kontratë 4-vjeçare me pagë 'faraonike', Mirlind Daku do të përfitojë deri në 16 milionë euro te Spartaku i Moskës ??? EXCL: Al Diriyah FC reach verbal agreement to sign Berat Djimsiti from Atalanta.Fee worth €3m, contract until June 2028 for the centre back as Saudi sources confirm. ?? pic.twitter.com/VSvEbu3lTB — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Al Diriyah Arabia Saudite berat gjimshiti Legjionaret atalanta serie a Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6175 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?