Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e Rezarta Ibrahimit, për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim për një periudhë gjashtëmujore, për shkak të pasojave që vuajtja e menjëhershme e dënimit do të sillte për tre fëmijët e saj të mitur. Ibrahimi ishte dënuar nga GJKKO në vitin 2025 me 6 vite e 8 muaj burg për një skemë mashtrimi me call centera, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që zhvaste qytetarët europianë. LEXO edhe...Trafikuan 7.5 tonë kokainë, GJKKO refuzon kërkesën për lirimin nga qelia të 4 pjesëtarëve të grupit kriminal të Jetmir Pepës Me vendimin e sotëm, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Paulin Çera vendosi pranimin e kërkesës së Ibrahimit dhe shtyrjen e ekzekutimit të dënimit deri më 13 maj 2027. Rezarta Ibrahimi kishte paraqitur kërkesën pranë GJKKO-së më 10 nëntor 2026, duke kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit. Në kërkesën e saj, ajo kishte argumentuar se ekzekutimi i menjëhershëm i dënimit do të sillte pasoja të rënda për tre fëmijët e saj të mitur. Për këtë arsye, kishte kërkuar edhe pezullimin e ekzekutimit deri në shqyrtimin e kërkesës nga gjykata. Me vendimin e sotëm, GJKKO përcaktoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit do të zgjasë gjashtë muaj, nga 13 nëntori 2026 deri më 13 maj 2027. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda pesë ditëve, afat i cili nis nga dita pas njoftimit të vendimit. Shtyrja e ekzekutimit nuk përbën shfuqizim apo ndryshim të dënimit, por vetëm shtyrje të përkohshme të vuajtjes së tij për periudhën e përcaktuar nga gjykata. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al Gjykata e Posacme spak mashtrim me call centera Rezarta Ibrahimi GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.3% Të gabuar 24.9% Nuk e di 2.8% Vota total: 1621 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

