Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e Rezarta Ibrahimit, për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim për një periudhë gjashtëmujore, për shkak të pasojave që vuajtja e menjëhershme e dënimit do të sillte për tre fëmijët e saj të mitur. Ibrahimi ishte dënuar nga GJKKO në vitin 2025 me 6 vite e 8 muaj burg për një skemë mashtrimi me call centera, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që zhvaste qytetarët europianë. Me vendimin e sotëm, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Paulin Çera vendosi pranimin e kërkesës së Ibrahimit dhe shtyrjen e ekzekutimit të dënimit deri më 13 maj 2027. LEXO EDHE:Trafikuan 7.5 tonë kokainë, GJKKO refuzon kërkesën për lirimin nga qelia të 4 pjesëtarëve të grupit kriminal të Jetmir Pepës Rezarta Ibrahimi kishte paraqitur kërkesën pranë GJKKO-së më 10 nëntor 2026, duke kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit. Në kërkesën e saj, ajo kishte argumentuar se ekzekutimi i menjëhershëm i dënimit do të sillte pasoja të rënda për tre fëmijët e saj të mitur. Për këtë arsye, kishte kërkuar edhe pezullimin e ekzekutimit deri në shqyrtimin e kërkesës nga gjykata. Me vendimin e sotëm, GJKKO përcaktoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit do të zgjasë gjashtë muaj, nga 13 nëntori 2026 deri më 13 maj 2027. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda pesë ditëve, afat i cili nis nga dita pas njoftimit të vendimit. Shtyrja e ekzekutimit nuk përbën shfuqizim apo ndryshim të dënimit, por vetëm shtyrje të përkohshme të vuajtjes së tij për periudhën e përcaktuar nga gjykata. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh Xh.K Shqiptarja.com TAG: Gjykata e Posacme spak mashtrim me call centera Rezarta Ibrahimi GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 17:55
Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.3% Të gabuar 24.9% Nuk e di 2.8% Vota total: 1621 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

