Momenti kur Poli Boriçi çohet për të qëlluar Ermir Kërtezin Poli Boriçi ka pretenduar para hetuesve se sulmoi Ermir Kërtezin për plagosjen e vëllait të tij vite më parë Hakmarrja për një konflikt të ndodhur rreth 15 vite më parë është pista e parë mbi të cilën po hetohet atentati i dështuar ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi në Elbasan. Megjithatë, versionet kontradiktore të palëve kanë bërë që hetuesit të mos përjashtojnë mundësinë e një konflikti më të afërt në kohë.
I arrestuari Poli Boriçi, 52 vjeç, mësohet se e ka lidhur sulmin me një ngjarje të vjetër, duke pretenduar se Kërtezi i kishte plagosur vëllain.
“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”, mësohet të ketë deklaruar Boriçi para hetuesve.
Sipas versionit të tij, plagosja e kishte lënë të vëllain me pasoja të rënda shëndetësore, deri në paralizim. Ky pretendim dhe rrethanat e ngjarjes së 15 viteve më parë janë tashmë pjesë e verifikimeve të grupit hetimor.
Por një version tjetër ka dhënë vetë Kërtezi. Ai ka deklaruar se konflikti i vjetër ishte mbyllur dhe marrëdhëniet mes dy familjeve ishin normalizuar prej vitesh. Sipas tij, familjet jetonin pranë njëra-tjetrës dhe gjatë 15 viteve të fundit nuk kishin pasur probleme.
Pikërisht kjo mospërputhje ka zgjeruar hetimet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet nëse mes Boriçit dhe Kërtezit mund të ketë pasur një konflikt tjetër kohët e fundit, i cili mund të ketë shërbyer si shkak për sulmin.
Atentati i dështuar
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 të së shtunës, në një lokal në hyrje të Elbasanit, në prani të klientëve të shumtë.
Pamjet e siguruara nga mediat tregojnë 50-vjeçarin Kërtezi, të veshur me një bluzë të zezë, teksa del nga ambientet e brendshme të lokalit, kalon në pjesën e jashtme dhe ndalet për pak çaste.
Lëvizjet e tij ndiqen nga Boriçi, i cili ndodhej në lokal në shoqërinë e bashkëshortes. Sipas pamjeve, 52-vjeçari ngrihet, afrohet drejt Kërtezit dhe nxjerr një pistoletë, të cilën ia drejton në kokë. Në momentin vendimtar, arma nuk ka shkrepur. Kërtezi ka reaguar duke e shtyrë 52-vjeçarin dhe më pas është larguar me vrap.
Boriçi e ka ndjekur për disa metra, por më pas është larguar nga zona. Arratia e tij ka zgjatur pak, pasi Policia e lokalizoi dhe e arrestoi.
Arma e zjarrit që dyshohet se u përdor gjatë sulmit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Hetuesit po rindërtojnë tashmë historikun e marrëdhënieve mes palëve, duke verifikuar si ngjarjen e pretenduar të 15 viteve më parë, ashtu edhe nëse mes Boriçit dhe Kërtezit ka pasur përplasje të tjera në periudhën e fundit. Këto verifikime pritet të përcaktojnë nëse atentati lidhet me hakmarrjen e pretenduar nga i arrestuari apo me një motiv tjetër.ermir kërtezi poli boriçi elbasan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Armë dhe municion në banesë, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec 16 Gusht 2026, 11:5911:59Kronike Policinë e lajmëroi bashkëshortja/ Detaje nga tritoli në banesën e Ylli Zallës, dyshime për inskenim 16 Gusht 2026, 11:2311:23Kronike Në kërkim për atentatin e Rinasit, shpërthim tritoli në banesën e Ylli Zallës 16 Gusht 2026, 10:5110:51Kronike Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë: Një paciente në gjendje të rënduar, 4 të tjerë nën monitorim 16 Gusht 2026, 10:1410:14Kronike Tjetër zjarr në Jug, shkrumbohet resorti në aksin Sarandë–Syri i Kaltër (Video) 16 Gusht 2026, 10:1110:11Kronike Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli përfn në spital 16 Gusht 2026, 09:5709:57Kronike

