Një mesazh të fortë ka përcjellë një i ri gjatë protestës së sotme kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Duke iu referuar figurave politike në vend, protestuesi tha se Shqipëria europiane, sipas tij, nuk duhet të drejtohet nga persona që ai i konsideron të konsumuar politikisht. Në vijim, ai theksoi se e ardhmja e vendit, sipas tij, duhet të jetë përtej ndarjeve partiake. “Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk vriten protestues. Për herë të parë ne e shohim të ardhmen qartë dhe e dimë shumë mirë rrugëtimin për të arritur një Shqipëri të re dhe për një Shqipëri në BE. Shqipëria europian nuk pranon figura si Zegjineja që nuk di të lidhë dy fjalë. Shqipëria e re europiane nuk pranon figura të kalbura si Rama e Berisha, Shqipëria e Re europian nuk pranon të drejtohet me flamuj partie, por vetëm me flamurin kombëtar”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama
