Endrit Shabani është legjitimuar si Avokat i Popullit nga Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesës së Partisë Demokratike që shprehej kundër. Në argumentin e paraqitur nga PD, 28 firmat e deputetëve në mbështetje të tij nuk janë të vlefshme sepse i kishin tërhequr më parë. Kushtetuesja thotë se kushti procedurial ishte përmbushur në momentin e verifikimit dhe kalimit të kandidaturës në seancën plenare. Beteja e PD ka qenë gjithashtu edhe me një tjetër ish-anëtar të sajin, Ervin Salianjin. Sipas Flamur Nokës, ish-deputeti ka ndikuar te vota e demokratëve për Shabanin, solli në kujtesë gazetarja Danjela Maloku në ‘Repolitix’ në Report Tv. Salianji përgjigjet edhe për këtë akuzë, ku s’mungoi një dozë ironie. -Sa i vërtetë është roli juaj, Salianji? LEXO EDHE:'A ke njohje me Agasin dhe a ke shkuar në Beograd?'- Salianji zbulon detaje nga marrja në pyetje e Vlora Hysenit në Komision: Ja si m'u përgjigj! Ervin Salianji: Unë merrem me gjëra serioze se me njerëz që seriozitetin e kanë sa një tru pule nuk merrem dot, se janë edhe budallallëqe. Danjela Maloku: Sqaroje se mos duket sikur e thua për mua. Ervin Salianji: Për ty kam vlerësim. Danjela Maloku: Sqaroje, përmende emrin e z. Noka nëse e kishe për z. Noka. Ervin Salianji: Ti e di që kam respekt për ty, përtej miqësisë. Profesionalisht je nga më të mirat në terrenin që mbulon. Po ju them këtë, e kam thënë edhe në atë periudhë: nuk kam asnjë rol. Lajmi kryesor: Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Salianji në ‘Repolitix’: Informacionet sekrete u jepeshin grupeve kriminale për shantazh, as skenaristi i filmave s’do ta imagjinonte P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: flamur noka ervin salianji Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4311 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
