Sokrat Vata është shpallur në kërkim si autori i dyshuar së vrasjes së turistit francez Miguel Mendes, 20 vjeç, i cili u gjet i pajetë në afërsi të një lokali në Ksamil. Vata nuk është një emër i panjohur. I riu nga Hasi rezulton me precedent penal në Britaninë e Madhe. Në një artikull të shkruar nga BBC në vitin 2024, raportohej se Vata ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Kurorës së Kembrixhit. Vata u deklarua fajtor për dy akuza për drejtim të rrezikshëm të mjetit pas ndjekjeve policore në Kembrixh dhe Kent.
Në një prej episodeve, Vata ishte duke drejtuar një automjet të klonuar dhe nuk iu bind thirrjeve të policisë për të ndaluar në autostradën A20 në East Malling. Vata nuk u kap dot nga policia, por në makinën e tij u gjetën disa qese me kokainë. I riu francez gjendet i vrarë në Ksamil, shpallet në kërkim autori i dyshuar
18 Gusht, 07:45 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

