Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se përvetësoi përmes mashtrimit Fabrikën e Miellit në Vlorë, Prokuroria nis hetimet për një person! Sekuestron 7.5 milionë euro pasuri (VIDEO)


Personi nën hetim dyshohet se përvetësoi pronën e shoqërisë duke e regjistruar në emrin e tij dhe më pas tjetërsoi një pjesë të saj, duke e regjistruar në emër të personave të tjerë.

VLORË- Tetë prona me vlerë 7.5 milionë euro janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, në kuadër të hetimit ndaj Gëzim Veliut për tjetërsimin e ish-Fabrikës së Miellit. Sipas prokurorisë, Veliu dyshohet se e regjistroi objektin dhe truallin e fabrikës në emrin e tij, ndonëse pasuria i përkiste shoqërisë ku ai ishte ortak. Hetimi penal nisi më 28 nëntor 2025, pas kallëzimit të tre ortakëve të tjerë të shoqërisë. Prokuroria dyshon se Veliu e përvetësoi fabrikën dhe truallin duke shpërdoruar besimin e ortakëve dhe duke cenuar interesat e tyre pasurore. Sipas hetimeve, pasi regjistroi fabrikën dhe truallin në emrin e tij, Veliu u kaloi Kosta Billës dhe Xhezmi Çeloaliajt një pjesë të pronës, përfshirë troje dhe ambiente magazinimi. LEXO EDHE:'Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm', Hita në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë: Policia e Shtetit do t’u gjendet pranë (VIDEO) Prokuroria dyshon se Veliu e përvetësoi pronën përmes mashtrimit dhe se duke ua kaluar më pas pjesë të saj dy personave të tjerë, kreu edhe pastrim parash. Ai akuzohet edhe për mashtrim me pasoja të rënda. Çfarë u sekuestrua- Në emër të Gëzim Veliut, një ndërtesë prej 950 m², një njësi prej 923 m² dhe dy troje prej 2.832 m² dhe 10.500 m² në lagjen “1 Maji”.- Në emër të Kosta Billës, një truall prej 2.172 m², pjesë e ish-Fabrikës së Miellit, dhe një pronë prej 1.263 m² që përfshin dy depo.- Në emër të Xhezmi Çeloaliajt, një pjesë prej 127 m² në katin e dytë të depos së grurit dhe një pjesë trualli prej 25 m².Njoftimi i Prokurorisë së Vlorës: Dyshime për përvetësimin nëpërmjet mashtrimit të Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5. milionë euro pasuri të shtetasit G.V. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u sekuestruan prona me vlerë 7.5 milionë euro të shtetasit G.V., i akuzuar për veprat penale ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ parashikuar nga nenet 143 dhe 287 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1748, datë 28.11.2025, të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasve A.C., V.Q., G.Z., rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim G.V. ka përvetësuar përmes shpërdorimit të besimit objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme "Fabrika e Miellit nr.1" në Vlorë, duke e regjistruar atë si të vetën dhe jo si aset të shoqërisë "P....." sh.p.k. Kësisoj, nga ky përvetësim i paligjshëm, personi nën hetim G.V. ka cenuar interesat pasurore te ortakëve të tjerë të shoqërisë "P....." sh.p.k. shtetasve A.C, G.Z dhe V.Q. Në vijim, rezultoi e provuar se personi nën hetim G.V. ka vijuar me tjetërsimin e një pjese të pasurisë së paluajtshme tek shtetasit K.B. dhe Xh. Ç., duke u dyshuar se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" e parashikuar nga neni 287, pika 1, germa a) të Kodit Penal. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh / SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: Xhezmi Çeloaliaj Kosta Billa Gezim Veliu Vlore fabrika e miellit prokuroria e vlores Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4434 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?