Lajme Zone
Dyshohet se ngacmonte vajza të mitura pranë një shkolle, lirohet këngëtari në Fier
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se ngacmonte vajza të mitura pranë një shkolle, lirohet këngëtari në Fier

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për të dyshuarin, i cili akuzohet se ngacmonte vajza të mitura pranë një shkolle në Fier. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata pranoi të dyja kërkesat e organit të akuzës dhe vendosi që Xhaferaj të qëndrojë në arrest shtëpie. Sipas arsyetimit të gjyqtarit, ekzistonin kushtet dhe rrethanat për një masë më të rëndë sigurie, atë të “arrestit në burg”, por gjykata nuk mund të caktonte një masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria, në bazë të nenit 224, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb